Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Die Versammlung setzt eine parlamentarische Kommission zur Untersuchung des Mordes an Arlinda Zekaj ein.

das Parlament des Kosovo

Foto: Driton Pacharada

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës me 67 vota për, në kuadër të rezolutës ka themeluar një Komision Parlamentar i cili do të merret me hetimin e vrasjes së saj.

Kjo rezolutë si pikë të parë e pati themelimin e këtij komisioni, ndërkohë parashihet edhe që; Të krijohet një linjë këshillimi falas për çiftet dhe familjet që po përballen me vështirësi; Sigurimi i shërbimeve të specializuara për parandalimin e sjelljes së dhunshme dhe përsëritjes së saj dhe Këshillimi psikologjik e edukim për parandalimin e dhunës në adoleshencën e hershme.

Në miratimin e kësaj rezolute nuk morën pjesë të gjithë deputetët. Për këtë hodhi kritika kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

“Të vijnë këtu e të hedhin akuza e mos me qëndru në sallë për të votuar, kjo për mua nuk ka asnjë kuptim. Gjithsesi secili deputet le ta ketë përgjegjësinë e vetë”, ka deklaruar Haxhiu.

Lesen Sie andere Updates
das Parlament des Kosovo

LIVE: Sondersitzung des Parlaments zum Mord an Arlinda Zekaj