Argjentina në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes me kohën në Kosovë, fitoi thellë 4:0 ndaj Bolivisë në miqësore.
Nico Paz i Comos shënoi supergol, ndërsa Lautaro Martinez hyri në histori. Cristiano Romero dhe Flaco Lopez i shënuan dy golat tjerë. Argjentina është duke u bërë gati për ta luajtur ndeshjen e fundit të Lionel Messit në shtëpi, me fanellën argjentinase. Ai është pensionuar nga Argjentina, ndërsa ndeshjen e fundit e luan më 7 tetor ndaj Beninit.
Lautaro Martinez është bërë golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Argjentinës. Ai i ka 41 gola.
Gabriel Batistuta është i dyti me 55 gola, ndërsa listës i prin Lionel Messi me 125.