Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të enjten, e ka zhvilluar seancën e parafundit përgatitore për ndeshjen kundër Izraelit.
Të premten do ta ketë stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj izraelitëve të shtunën, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Ndeshja Kosovë – Izrael luhet nga ora 15:00 dhe i takon Grupit B3.
“Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me futbollistët, duke u fokusuar në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që synojnë ta përgatisin sa më mirë ekipin për sfidën e ardhshme”, shkruan Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të enjten.
Seanca e radhës përgatitore ishte e hapur për media vetëm 15 minutat e parë. Kështu ishte edhe në seancat e kaluara stërvitore. Më pas puna kishte vazhduar me dyer të mbyllura.
FFK-ja ka njoftuar se për shkak të shqetësimeve muskulore në stërvitjen e fundit mungoi futbollisti i krahut, Ermal Krasniqi.
“Pas ekzaminimeve mjekësore do të bëhet i ditur vlerësimi për gjendjen e tij”, shkruan FFK-ja.
Krasniqi është futbollisti i radhës që mund të mos jetë gati për ndeshjet ndaj Izraelit dhe kundër Irlandës në Dublin më 17 nëntor.
Më herët nga grumbullimi për shkak të lëndimit u lirua qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova.
Për shkak të lëndimit, “Dardanëve” i mungon edhe qendërmbrojtësi tjetër, Albian Hajdari.
Kosovo liegt mit fünf Punkten auf dem zweiten Platz, Israel hingegen mit zwei Punkten auf dem letzten.