Chelsea e ka thelluar edhe më shumë krizën e Manchester Unitedit pas fitores 2:0 të shtunën në xhiron e nëntë të Premier Leagues.
Pas disfatës që e pësoi në “Stamford Bridge”, “djajtë e kuq” kanë regjistruar periudhën më të gjatë pa fitore në 38 vjet.
Unitedi me trajnerin Michael Carrick, shumë të kritikuar, fitoren e fundit në elitën angleze e pati më 30 gusht, ndërsa në Champions fitoi më 10 shtator.
Prej asaj kohe nuk di për fitore.
Në ecurinë e nëntë ndeshjeve rresht pa fitore, Unitedi ka gjashtë humbje e tri barazime.
Mysafirët shënuan gol me Matheus Cunhan në minutën e 34-t, por që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Morgan Rogers, pesë minuta pas pushimit, realizoi për epërsinë 1:0 të Chelseat. Unitedi mbeti pa Lisandro Martinezin në minutën e 63-të. Argjentinasi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë, ndërsa Cole Palmer ishte i pagabueshëm nga penalltia për 2:0.
Edhe Chelseat për pozitë jashtë loje iu anulua goli i Estevaos.
Chelsea në nëntë ndeshje i ka 16 pikë, kurse Unitedi i ka vetëm shtatë pikë në pjesën e poshtme të tabelës.