Rilind Nivokazi ka shënuar gol për Sionin, ndërsa Kreshnik Hajrizi ka realizuar autogol në ndeshjen që përfundoi 1:1 ndaj Luzernit, të shtunën në udhëtim.
Ndeshja i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Zvicrës.
Hajrizi shënoi autogol në minutën e 65-të, duke i dhënë Luzernit epërsinë.
E Nivokazi i barazoi shifrat në 1:1 për Sionin në minutën e 79-të.
Mbrojtësi i Kosovës, Hajrizi, luajti deri në minutën e 72-të. E në minutën e 72-të u inkuadrua në lojë Nivokazi.
Për Sionin u paraqitën edhe Donat Rrudhani dhe Benjamin Kololli.
Ndërsa në bankën rezervë te Luzerni ishte portieri Simon Simoni.
26-vjeçari Nivokazi këtë edicion në të gjitha garat ka katër gola dhe tri asistime.
Sioni ka 23 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Luzerni e zë vendin e tetë me 13 pikë.