Bashkimi i Prizrenit ka shënuar tjetër fitore në Superligën e Kosovës në basketboll.
Bashkimi të shtunën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë e mposhti Vëllaznimin me rezultatin 93:80.
Për Bashkimin ishte fitorja e gjashtë këtë edicion. Ka edhe një humbje.
Ndërsa për Vëllaznimin ishte disfata e gjashtë, krahas një fitoreje.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që zhvilluan lojë të ngushtë.
Megjithatë, Bashkimi arriti të krijojë diferencën në pjesët në vazhdim, duke e fituar ndeshjen me rezultat 93:80.
Divine Myles ishte më i miri te Bashkimi me 23 pikë, një kërcim dhe nëntë asistime.
U veçua edhe Shanon Shorter me 17 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.
Ndërsa lojë të mirë te Vëllaznimi pati Kentrell Pullian me 27 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.