Mesfushori i Rizesporit, Qazim Laçi, e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në Superligën e Turqisë.
Laçi të shtunën kontribuoi me një asistim në fitoren 2:0 të Rizesporit ndaj Amedsporit, në ndeshjen që i takoi xhiros së 12-të.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë asistoi te goli i dytë të cilin e realizoi sulmuesi Ali Sowe në minutën e 55-të.
Laçi luajti deri në minutën e 80-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
30-vjeçari këtë edicion ka shënuar edhe tri gola.
Ndërkohë tek Amedspori në pjesën e parë luajti Ermal Krasniqi, kurse për shkak të lëndimit mungoi Lumbardh Dellova.
Amedspori drejtohet nga trajneri shqiptar, Besnik Hasi.
Rizespori ka 17 pikë dhe është në mesin e tabelës. Amedspori ka gjashtë pikë më shumë në pjesën e sipërme të tabelës.