Sassuolo është duke u përgatitur për afatin kalimtar dimëror dhe mund të bëj ndryshime te portierët.
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka qenë i padiskutueshëm në portë në fillim të edicionit, por me kalimin e kohës e humbi vendin.
“Settecalcio” ka shkruar të premten se Sassuolo mund ta largojë portierin e Kosovës në janar, nëse ai nuk përmirësohet.
Sassuolo ka pranuar 29 gola në 11 ndeshjet e para të edicionit, ndërsa skuadra ka arkëtuar vetëm tetë pikë.
Portieri tjetër, Stefano Turati, nuk ka bindur me paraqitje po ashtu.
Muriq ka qenë titullar në tetë ndeshje, ndërsa Turati në tri të tjera.
Në tetë paraqitje, Muriq ka pranuar 17 gola në Serie A.
Turati ndërkohë ka pranuar 12 gola në tri ndeshje.