Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Alvarez bestreitet die Vorwürfe der Beteiligung an einer Entführung.

Edson Alvarez

Mesfushori i West Hamit, Edson Alvarez, ka mohuar akuzat se ka qenë i përfshirë në kidnapimin e një producenti të filmit në Meksikë. 

Juan Jose Lopez Ordonez i ka thënë “TV Notas” se është detyruar të hyjë në veturë nën kërcënimin e armëve në Polanco të Mexico Cityt në vitin 2024, nga ish-vjehrri i Alvarezit, Jonathan Toache Bedolla. 

Ordonez, i cili pranon se Alvarezi nuk ishte i përfshirë direkt në kidnapim por ishte i vetëdijshëm për këtë organizim, ka thënë se ishte duke bërë dokumentar për jetën e futbollistit dhe se ai i detyrohej afro 175 mijë euro për projektin. 

Alvarezi, i cili debutoi për Meksikën në vitin 2017, ka shkruar në rrjetet sociale për këtë ngjarje. Ka mohuar akuzat dhe ka thënë se do të ndërmarrë veprime ligjore. 

Alvarezi i ka 74 paraqitje për West Hamin qëkur iu bashkua nga Ajaxit në vitin 2023.