Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Selenskyj erwartet, dass das Ergebnis der US-Wahlen mehr Hilfe für die Ukraine bringen wird.

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shpreson që fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, të sjellë më shumë ndihmë për Ukrainën në luftën katërvjeçare e gjysmë kundër Rusisë.

Në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, Zelensky ka deklaruar se shpreson që ndryshimet që do të sjellë marrja e kontrollit të të dy dhomave të Kongresit nga demokratët vitin e ardhshëm, të jenë në favor të Kievit.

“Jam gjithashtu mirënjohës ndaj republikanëve, por demokratët flasin shumë qartë për mbështetjen dhe ofrimin e ndihmës për Ukrainën”, ka thënë Zelensky, sipas komenteve të publikuara në gjermanisht nga ZDF para transmetimit të intervistës.

“Ata flasin për rivendosjen e lidhjeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës... Prandaj, ekziston shpresa se do të krijohet një ekuilibër i forcave dhe se ne do të marrim më shumë mbështetje”, ka shtuar ai.

Zelensky ka thënë se shtimi i ndihmës amerikane mund të ndikojë te presidenti rus, Vladimir Putin.

“Nëse Kongresi tani flet për mbështetje të fuqishme financiare ose ndihmë ushtarake, ashtu siç po bën dhe po dëshmon sot Evropa, atëherë kjo do të ishte diçka pozitive që do të ndikonte te Putini”, ka cituar ZDF të ketë thënë ai.

Zelensky ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara me presidentin amerikan, Donald Trump, veçanërisht pas takimit në Zyrën Ovale në shkurt të vitit 2025, kur presidenti ukrainas u akuzua se ishte “mosmirënjohës” për ndihmën amerikane.

Javët e fundit, Trumpi ka ndërmarrë disa hapa në favor të Rusisë, përfshirë një marrëveshje për importimin e naftës ruse dhe lehtësimin e sanksioneve.

Megjithatë, bisedimet trepalëshe të udhëhequra nga SHBA-ja, me pjesëmarrjen e Ukrainës dhe Rusisë, pritet të rifillojnë javën e ardhshme, pas një ndërprerjeje prej disa muajsh.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Steve Ëitkoff, ka thënë të hënën se SHBA-ja do të mbledhë delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi, më 10 dhe 11 nëntor, për të diskutuar për përfundimin e luftës në Ukrainë, marrëveshjet e sigurisë pas luftës dhe uljen e tensioneve.