Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Generalstaatsanwalt trifft sich nach Protesten gegen den Mord an Zekaj mit Aktivisten.

Protest

Aktivistet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë vazhduar edhe sot protestën e tyre duke kërkuar takim me kryeprokurorin e shtetit, Zejnulla Gashi, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Fillimisht, protestuesve u ishte komunikuar nga policët dhe zyra e Kryeprokurorit se në takim do të mund të hynin vetëm pesë përfaqësues të tyre.

Megjithatë, pas kërkesës së aktivisteve, kryeprokurori pranoi të priste shumicën e protestuesve në zyrën e tij.

Më pas, aktivistet hyn në takim me kryeprokurorin, ku pritet të përcjellin kërkesat e tyre për drejtësi, përgjegjësi dhe trajtim institucional të rastit.

Protesta që nisën pas vrasjes së Arlind Zekajt në Vitomiricë të Pejës më 25 tetor kërkojnë shkarkimin e dy ministrave Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla, dorëheqjen e kryetarit të Pejës dhe burgim për gjykatësit dhe prokurorët që u morën me rastin. /EO