Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Acht Tote in Gaza durch israelische Angriffe

Gaza

Të paktën tetë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite, në mesin e tyre pesë oficerë policie, në Rripin e Gazës në dy sulme të ndara të dielën, sipas mjekëve dhe ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Hamasi. 

Mjekët kane thënë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës. Ministria e Brendshme ka thënë se pesë oficerët e policisë u vranë në një sulm tjetër në Khan Younis perëndimor, në jug të enklavës. 

Ushtria izraelite ka thënë se goditi disa militantë në Khan Younis, pa dhënë informacione të mëtejshme. 

Izraeli, pretendon se grupi militant Hamas është riarmatosur dhe ka nisur sulme në shkelje të një armëpushimi njëvjeçar. Hamasi ka mohuar se është përpjekur të kryejë sulme ose të rindërtojë arsenalin e tij dhe akuzon Izraelin se po minon marrëveshjen e paqes në Gazë. 

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja vitin e kaluar bën thirrje për rindërtim përfundimtar të territorit. Por pak përparim është bërë pasi negociatorët nuk kanë arritur të bien dakord për kushtet që Hamasi të çarmatoset ose Izraeli të tërheqë trupat e tij. 

Më shumë se 2 milionë banorë, jetojnë në një të tretën e mbetur të enklavës midis rrënojave të luftës, kryesisht në tenda të improvizuara dhe ndërtesa të dëmtuara, zonë kjo ende nën kontrollin efektiv të Hamasit.