Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Warum das Treffen zwischen Trump, Xi und Putin mit dem Treffen zwischen Churchill, Roosevelt und Stalin verglichen wird

Konferenz von Jalta

Në vitin 1945, në qytetin turistik të Jaltës, në brigjet e Detit të Zi, të shkatërruar nga bombardimet, tri superfuqi botërore -  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik, u takuan për të vendosur fatin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Tre liderët e kohës së luftës, Ëinston Churchill, Franklin D. Roosevelt dhe Joseph Stalin, kishin një qëllim të përbashkët: mposhtjen e Gjermanisë naziste.

Konferenca e Jaltës u bë simbol i politikës së “sferave të ndikimit” dhe sinonim i tradhtisë ndaj Evropës Lindore, një rajon që ndjeu se ishte dorëzuar në duart e sovjetikëve për të siguruar bashkëpunimin pas luftës.

81 vjet më vonë, liderët botërorë po takohen sërish në një kohë tensionesh të thella globale dhe ndryshimesh të mëdha në rendin botëror.

Në metropolin modern të Shenzhenit, që lidh Hong Kongun me Kinën kontinentale, presidenti kinez Xi Jinping do të presë homologët amerikanë dhe rusë në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Takimi është i paprecedentë, padyshim historik dhe gjithnjë e më shumë po cilësohet si samiti më i shumëpritur i liderëve për këtë vit.

Ndërsa shumë vëzhgues dhe analistë kanë nxituar ta cilësojnë këtë takim si “Jalta 2.0”, ekzistojnë disa dallime dhe, me shumë gjasë, bëhet më tepër fjalë për imazhin sesa për përmbajtjen.

Kina e ka zëvendësuar Britaninë e Madhe në tryezë, ndërsa Rusia nuk është më fuqia që ishte dikur Bashkimi Sovjetik. Ajo as nuk po del fitimtare në skenën botërore, me gjysmën e Evropës nën kontrollin e saj.

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Rusisë është i ngjashëm me atë të Italisë ose Spanjës, ndërsa vendi vazhdon të jetë i zhytur në një luftë tokësore të bllokuar për kontrollin e rajonit lindor të Donbasit në Ukrainë.

“Rusia e Putinit është më e dobët në të gjitha aspektet, ajo nuk është një fuqi ekonomike globale”, ka thënë për ABC, Thomas de Ëaal, studiues i lartë në Carnegie Europe. 

“Mënyra se si Putini përpiqet ta paraqesë Rusinë si një fuqi të madhe, të ngjashme me Bashkimin Sovjetik, dhe t'i sigurojë asaj një rol të rëndësishëm në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, është kryesisht një iluzion. Rusia në të vërtetë nuk ka aleatë siç kishte Bashkimi Sovjetik”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Vladimir Putini ka arritur të sigurojë një vend në takimin me Donald Trumpin dhe Xi Jinpingun, presidentët e dy superfuqive botërore.

Përhapja e armëve bërthamore, një shqetësim kryesor

Prej kohësh është përfolur se Putini dëshiron të rikrijojë një moment të ngjashëm me Jaltën, ku roli i tij si udhëheqës në kohë lufte të krahasohet me atë të Stalinit.

“Putini aspiron të jetë Stalini 2.0, duke u ulur në tryezë dhe duke ndarë botën me liderët e tjerë të mëdhenj”, ka thënë de Ëaal. 

“Ky është rendi botëror të cilit ata (rusët) dëshirojnë t'i kthehen, ku fuqitë e mëdha marrin vendimet për botën, ndërsa vendet e vogla, siç i konsiderojnë ata, detyrohen të rreshtohen pas tyre. Prandaj, mendoj se kjo është mënyra se si mendon Putini dhe arsyeja pse ai e kujton me nostalgji atë takim”, ka shtuar. 

Arsyeja më e mundshme pse Putini ka siguruar një vend në tryezë është agjenda bërthamore e Rusisë.

Moska po i shton kërcënimet me armë bërthamore, ndërsa Pekini po armatoset me ritme të shpejta.

Traktati që kufizonte madhësinë e arsenaleve bërthamore të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ka skaduar në shkurt, ndërsa Kina deri më tani u ka rezistuar thirrjeve për t'u përfshirë në bisedimet për mospërhapjen e armëve bërthamore, me arsyetimin se arsenali i saj bërthamor është dukshëm më i vogël.

Njohësit nuk presin që në këtë takim të merren vendime të rëndësishme për arsenalet bërthamore, por simbolika e tij është pothuajse edhe më e rëndësishme.

Orysia Lutsevych, eksperte për Rusinë në institutin londinez Chatham House, e ka përshkruar konceptin e “Jaltës 2.0” si “fantazinë e sëmurë të Putinit”.

“Kjo pasqyron vizionin e këtyre tre liderëve autoritarë për mënyrën se si duhet të drejtohet bota.

Sidomos Putini, i cili po zhvillon një luftë agresioni kundër Ukrainës, një agresion të paprovokuar, tani po ulet në tryezë me dy superfuqitë botërore”, ka thënë Lutsevych.

“Këta tre krerë shtetesh ndajnë një vizion të caktuar për regjime mjaft autoritare dhe të përqendruara te individi. Ata kërkojnë adhurim personal, popullaritet dhe pushtet të pakufizuar. Mendoj se kjo bëhet kryesisht për qëllime të propagandës së brendshme dhe secili prej tyre do ta paraqesë takimin në mënyrën e vet për audiencën e tij”, ka shtuar ajo. 

Për të kuptuar rëndësinë e imazhit në diplomacinë globale, ndihmon edhe shqyrtimi i atyre që nuk janë ftuar në takim. Ekziston një shprehje: nëse nuk ke vend në tryezë, atëherë je pjesë e menusë ose je në prag të ndarjes mes të tjerëve.

Evropa e shqetësuar

Ukraina nuk ka marrë ftesë. As pjesa më e madhe e Evropës Lindore, shtetet baltike, Tajvani dhe Irani.

Lutsevych ka thënë se vendet më të vogla dhe Evropa kanë frikë reale se fati i tyre mund të varet sërish nga vullneti i fuqive të mëdha.

“Ekziston kjo ambicie për të rikthyer logjikën e sferave të ndikimit. Është veçanërisht shqetësuese për shumëkënd të shohë se edhe Amerika po ndjek këtë qasje”, është shprehur ajo.

Për mbështetësit e tij, Vladimir Putini e riktheu krenarinë e Rusisë. Kundërshtarët e përshkruajnë si strateg, lider autoritar, gangster dhe kumbar të mafias, i cili po jeton në një botë gjithnjë e më të ngushtë.

“Evropa ndihet thellësisht e tradhtuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk po veprojnë si aleat për arritjen e një rezultati në luftën në Ukrainë, po mbështesin disa nga kërkesat e Rusisë dhe po ushtrojnë presion ndaj Ukrainës në fushëbetejë, duke kufizuar shpejtësinë e Starshield-it”, ka thënë Lutsevych.

Në disa aspekte, Amerika i ka mundësuar dhe inkurajuar veprimet e Moskës në Ukrainë, në vend që t'i frenojë ato. Sipas disa ekspertëve, duke qëndruar krah për krah me Putinin, Uashingtoni po legjitimon veprimet e tij.

“Putini do ta përdorë këtë takim si një fushatë të madhe propagandistike brenda Rusisë, për t'i bindur rusët se të gjitha këto vdekje dhe shkatërrime ishin të justifikuara”, ka thënë më tej Lutsevych.

Edhe lufta në Iran do të jetë në agjendë, por Ukraina nuk pritet të zërë një vend të rëndësishëm në diskutime, pavarësisht shqetësimeve se Trumpi mund ta shfrytëzojë takimin për të diskutuar përfundimin e luftës pa praninë e Kievit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është ankuar prej kohësh se vendi i tij është përjashtuar nga procesi i negociatave për të ardhmen e vet dhe ka luftuar fort për të ruajtur zërin e Ukrainës në këto bisedime.

Takimi i liderëve vjen menjëherë pas bisedimeve të para serioze të paqes, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, mes Rusisë dhe Ukrainës në nëntë muajt e fundit.

Negociatorët amerikanë Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner hodhën idenë e një marrëveshjeje, sipas së cilës Ukraina do të hiqte dorë nga rajoni i Donbasit, i pushtuar nga Rusia, në këmbim të anëtarësimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Kjo u bë publike nga Zelensky.

Ukraina ka kërkuar të anëtarësohet në NATO që nga pushtimi i plotë i saj nga Rusia në shkurt të vitit 2022, por Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë treguar kujdes, nga frika se mund t'i përshkallëzojnë më tej tensionet me Moskën.

Zgjerimi i NATO-s drejt kufijve të Rusisë gjatë dy dekadave të fundit ishte një nga arsyet kryesore që Putini dha për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.

Megjithatë, analistët nuk besojnë se kjo marrëveshje do të qëndrojë, ndërsa SHBA-ja nuk ka fuqi të lejojë në mënyrë të njëanshme anëtarësimin e një vendi të ri në NATO.

“Po flasim për Ukrainën që të shkëmbejë një pjesë të sovranitetit të saj me një marrëveshje që vjen nga një vend si Shtetet e Bashkuara, të cilat vazhdimisht shkelin rregullat e rendit ndërkombëtar, brenda Kombeve të Bashkuara, kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dhe flasin për shkeljen e sovranitetit të Kanadasë, Islandës dhe vendeve të tjera”, është shprehur Lutsevych.

“Është një marrëveshje që vështirë se mund të qëndrojë, duke pasur parasysh se vjen nga administrata aktuale amerikane, e cila nuk tregon respekt për institucionet shumëpalëshe”, ka shtuar ajo.

Secila prej superfuqive do të ketë prioritetet e veta në këtë takim, por ai mund të rezultojë pak më shumë se një spektakël gjeopolitik, të cilin Putini mund ta shfrytëzojë për konsum të brendshëm, për të treguar se ende është pjesë e klubit të fuqive të mëdha, pavarësisht se ka shumë më pak ndikim se më parë.