Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Rocco Vata sagt, er sei von kosovarischen Spielern beleidigt worden.

 

Mesfushori 21-vjeçar, Rocco Vata, luajti prej minutës së 84-t për Irlandën në fitoren 3:0 ndaj Kosovës, të martën mbrëma në Dublin. Rocco është djali i Rudi Vatës, ish-kapitenit të Shqipërisë.
Ai ka pretenduar se në një moment është sharë nga lojtarët e Kosovës.
Për Vatën ishte ndeshja e parë për Irlandën në shtëpi. Ai gjithsej i ka katër paraqitje për Irlandën.  
“Kur isha në zonën e rrezikshme dhe përpiqesha të shpërqendroja portierin, ata thanë disa gjëra. E kuptova”, ka thënë Vata pas ndeshjes, shkruan mediumi “the42.ie”.
“Më thanë ‘ti je shqiptar’ dhe më pas më shanë. Unë iu përgjigja: ‘po, s’ka problem’. Lojtari erdhi dhe më kërkoi falje pas ndeshjes, gjë që ishte mirë”, ka shtuar Vata, që luan për Ëatfordin në Angli.
Ai ka theksuar se tifozëria ishte e jashtëzakonshme në Dublin dhe ishte numri më i madh i shikuesve para të cilëve ka luajtur. Vata është shumë u lumtur që luajti dhe për fitore.
“Kam pasur tetë persona lart në tribunë. Gjyshja ime është irlandezja më krenare e mundshme. E kërkova pas ndeshjes dhe e kam dëgjuar duke bërtitur në tifozëri. E gjeta, ishte vërtetë emocionale. Ajo ishte edhe në ndeshjen e kaluar, por unë nuk fitova rastin”, ka thënë Rocco Vata.
Në fakt raportet mes Kosovës dhe Irlandës vlerësohen shumë të mira. Edhe tifozëritë kanë folur me respekt për të dy ndeshjet dhe sjelljet në kampet rivale.