Dita e parë e bisedimeve mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, të zhvilluara në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka përfunduar pas katër orësh.
Zyra për shtyp e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës ka bërë të ditur se bisedimet pritet të rifillojnë nesër.
Si pjesë e misionit të tyre, delegacioni ukrainas ka zhvilluar gjithashtu bisedime me përfaqësues të NATO-s dhe vendeve evropiane.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili po merr pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm të G7-s që po mbahet në Paris, ka thënë se bisedimet “ishin shumë produktive”.
Ai ka shtuar se megjithatë, ka ende shumë punë për t’u bërë.