Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Musmurat macht die Regierung für die Situation bei der Firma "Pastrimi" verantwortlich.

Besiane Musmurati

Foto: Driton Pacharada

Nënkryetarja e Komunës, Besiana Musmurarti, e ka fajësuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministrit Albin Kurti, për gjendjen në kompaninë rajonale “Pastrimit”. 

Sipas saj Kompania është duke pritur qe tre vjet për blerjen e 100 kamionëve të rinj, 10.000 kontejnerëve përmes kredisë prej 74 milionë euro nga Banka Gjermane për Zhvillim, që sipas saj nuk e ka nënshkruar Qeveria, respektivisht Ministria e Financave.

Në një konferencë për media të mbajtur të martën Musmurati ka paraqitur historikun e marrëveshjes me Bankën Gjermane për Zhvillim, të cilën ka thënë se nuk po e nënshkruan ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ajo ka thënë se marrëveshja e parë është arritur më 2023 për një kredi prej 20 milionë eurosh, e cila sipas saj ka qenë jashtëzakonisht të volitshme për Republikën e Kosovës.

Ajo e ka akuzuar ministrin Murati për mosnënshtrim të marrëveshjes për fazën e dytë të projektit.

“Më 7 shtator 2024 u njoftua Ministria e Financave që qeveria gjermane e miratoi projektin prej 24.1 milionë eurove dhe 50 milionë euro për fazën e dytë. Më 26 shtator 2024 u dërgua draft marrëveshja për grantin dhe kredinë e butë nga qeveria gjermane tek qeveria e Kosovës. Pra që nga 26 shtatori 2024, Hekuran Murati e ka pasur në tavolinë nënshkrimin e kredisë për implementimin e projektit për pastrimin e Prishtinës”, është shprehur Musmurati. 

Ajo ka thënë se ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Komunën dhe për mbledhjen e mbeturinave në Prishtinë.

Musmurati ka thënë se po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave përgjigje të qarta. “Pse po e bllokoni pastrimin e Prishtinës? Çfarë faji kanë qytetarët e Prishtinës që po i ndëshkoni me mosnënshkrim të kësaj marrëveshje që na mundëson neve me iu heq atyre nga pragut i derës? Çfarë faji ka Komuna e Prishtinës që për një projekt që menaxhohet nga kompania e pastrimit dhe Banka Gjermane për Zhvillim nuk po e nënshkruani projektin?”, është shprehur Musmurati.