Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Zwei europäische Staatsbürger sterben in Hotelpool in Indien

Indi

Illustration

Foto: Associated Press

Një pjesëtar gjerman i ekuipazhit të një avioni dhe një menaxher biznesi nga Sllovakia, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në pishinën e një hoteli luksoz në Bengaluru të Indisë. Mediat indiane kanë raportuar të shtunën se dyshohet që shkaku i vdekjes të ketë qenë një shkarkesë elektrike në ujin e pishinës.

Hoteli “Conrad Bengaluru” ka thënë se ishte “thellësisht i pikëlluar” për vdekjen e dy mysafirëve të tij pas një “incidenti tragjik”, pa dhënë hollësi të tjera.

Mediat indiane, duke cituar policinë, kanë raportuar se shkaku i dyshuar është goditja elektrike dhe se hetuesit po përpiqen të përcaktojnë se si rryma elektrike kishte depërtuar në ujë. 

Viktimat janë dërguar në spitalin “Manipal Hospital Old Airport Road”, i cili ka bërë të ditur se njëri prej tyre kishte mbërritur pa shenja jete, ndërsa tjetri ishte dërguar në gjendje arresti kardiak, por nuk kishte mundur të shpëtohej.

Spitali e ka përshkruar ngjarjen si një “incident të lidhur me ujin” që kishte ndodhur në hotel.

Një punonjës i hotelit, i cili kishte tentuar t'i shpëtonte viktimat, si dhe një mysafir amerikan, i cili “kishte arritur të notonte drejt një vendi të sigurt”, kanë marrë gjithashtu trajtim mjekësor. Të dy ndodheshin në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ka bërë të ditur spitali.