Sulmuesi kosovar, Donis Avdijaj, ka shënuar një gol në barazimin 1:1 të Wolfsbergerit kundër Sturm Grazit të dielën, në kuadër të xhiros së 11-të të Bundesligës së Austrisë.
Ishte goli i parë për Avdijajn këtë edicion.
Avdijaj shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 45-të, por skuadra mysafire barazoi rezultatin në minutën e 95-të nga penalltia.
Avdijaj luajti deri në minutën e 63-të. Në minutën e 63-të në fushë te vendësit u inkuadrua Giacomo Vrioni.
Mesfushori i Kosovës, Valmir Matoshi, luajti në pjesën e parë te Sturm Grazi.
Albert Vallçi u aktivizua në minutën e 88-të.
Ndërkohë, Albin Gashi në minutën e 91-të e shënoi golin e vetëm në humbjen 5:1 të Austria Lustenau nga skuadra e madhe austriake, Red Bull Salzburg.
Për Gashin është goli i dytë.