Bashkimi e ka pësuar humbjen e tretë në katër ndeshje të zhvilluara të Grupit F të “FIBA Europe Cup”.
Humbjen e tretë në këtë garë, nënkampioni i Kosovës e pësoi të mërkurën mbrëma në udhëtim te skuadra turke, Biotekno Korfez Basket.
Das Spiel endete mit einem Ergebnis von 72:62.
Vendësit krijuan epërsi prej 18 pikëve në pjesën e parë, 40:22.
Në pjesën e dytë nuk e rrezikuan fitoren, ndonëse te skuadra prizrenase pati rritje të nivelit të lojës në fazën e sulmit e të mbrojtjes.
Adrio Bailey dhe Gian Clavell ishin më të dalluarit te Bashkimi. Bailey i shënoi 18 pikë, shtatë kërcime e një asistim, ndërsa Clavell pati 13 pikë, pesë kërcime e pesë asistime. Nga shtatë pikë shënuan Divine Myles dhe Lejson Zeqiri. Pesë pikë i shënoi Valon Bunjaku, ndërsa nga katër pikë shënuan Shannon Shorter, Valmir Kakruki dhe Lance Thomas.
Te vendësit, statistikat më të mira i pati Alex Reese, me 18 pikë, nëntë kërcime e dy asistime.
Bashkimi e nisi fazën grupore me fitore ndaj Valmiera Glassit, por pësoi humbje rresht nga Bigbank/Kalevi dhe Elan Chaloni.
Bashkimi ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Valmiera, më 11 nëntor. Biotekno Korfez Basket prin në grup me katër fitore e një disfatë.