Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Auto

Volkswagen stellt die Entwicklung des elektrischen Golf ein.

Volkswagen

Volkswageni ka pezulluar zhvillimin e versionit elektrik të modelit Golf në selinë e kompanisë në Wolfsburg të Gjermanisë.

Presioni për uljen e kostove në gjigantin automobilistik gjerman ka prekur edhe një prej modeleve më të rëndësishme të së ardhmes së kompanisë, Golfin elektrik.

“E di se çfarë përfaqëson Golfi për Volkswagenin dhe Wolfsburgun. Prandaj, ky vendim nuk ishte aspak i lehtë për ne. Thjesht, në këtë moment nuk mund ta përballojmë financiarisht këtë projekt”, ka thënë Thomas Schafer, drejtues i markave të Volkswagen Group.

Ky vendim vjen në kohën kur prodhuesi më i madh i veturave në Evropë po përballet me presion të madh financiar dhe po vazhdon planet për shkurtimin e 100 mijë vendeve të punës dhe mbylljen e deri në katër fabrikave në Gjermani.

Volkswageni ka raportuar humbjen më të madhe tremujore në më shumë se një dekadë dhe u ka bërë sërish thirrje palëve të përfshira, përfshirë sindikatat e fuqishme, që të mbështesin programin e ristrukturimit të kompanisë.

Fabrika në Wolfsburg, e cila simbolizon traditën e industrisë gjermane të automobilave, po përballet me një mungesë prej 300 milionë eurosh në përmbushjen e objektivave për uljen e kostove. Ajo nuk është në mesin e fabrikave që rrezikojnë të mbyllen, por operacionet e Volkswagenit në Gjermani po përballen me presion gjithnjë e më të madh për të kursyer.