Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Auto

Mercedes-Benz senkt Gewinnprognose für 2026 angesichts sich verschärfender Krise

Mercedez

Mercedes-Benz ka ulur ndjeshëm pritshmëritë financiare për vitin 2026, duke sinjalizuar përkeqësimin e kushteve në industrinë gjermane të automobilave. 

Kompania pret që fitimi bazë të mbetet në rreth 5.8 miliardë euro, duke hequr dorë nga parashikimi i mëparshëm për një rritje prej të paktën 15%.

Prodhuesi gjerman është bërë kompania e tretë e madhe automobilistike në Gjermani që rishikon në rënie perspektivën financiare për këtë vit, në një kohë kur tregu kinez po bëhet gjithnjë e më sfidues dhe kostot e materialeve vazhdojnë të rriten.

Krahas fitimit, Mercedes-Benzi ka ulur edhe parashikimin për marzhin e fitimit në biznesin e veturave, duke e zbritur atë në intervalin 2–3%, nga 3–5% që priste më parë.

Të dhënat paraprake për tremujorin e tretë tregojnë se fitimi bazë arriti në 1.77 miliardë euro, ndërsa marzhi i fitimit në divizionin e veturave ishte 2.5%. Rezultatet e plota financiare për këtë periudhë pritet të publikohen të mërkurën.

Një nga faktorët kryesorë që po rëndon mbi Mercedes-Benz është dobësimi i performancës në Kinë, treg që për vite me radhë ka qenë thelbësor për prodhuesit gjermanë të automjeteve. Dorëzimet e automjeteve të kompanisë në këtë treg ranë edhe për 29% gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, pasi shitjet kishin arritur vitin e kaluar nivelin më të ulët që nga viti 2016.

Përveç kërkesës më të dobët, kompania po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë nga prodhuesit kinezë, përfshirë BYD dhe Xiaomi, të cilët po forcojnë pozitat e tyre përmes ofertave konkurruese dhe zgjerimit të pranisë në tregun e automjeteve elektrike.

Pas njoftimit për rishikimin e parashikimeve, aksionet e Mercedes-Benz ranë me më shumë se 4%, ndërsa aksionet e Volkswagen dhe BMW humbën rreth 2%. Të dyja këto kompani i kishin ulur më herët parashikimet financiare për vitin, duke treguar se vështirësitë nuk janë të kufizuara vetëm te Mercedes-Benz, por prekin një pjesë të madhe të industrisë gjermane të automobilave.

Drejtori ekzekutiv i Mercedes-Benz, Ola Källenius, u ka bërë thirrje punonjësve gjermanë të punojnë më shumë orë pa pagesë shtesë, ndërsa kompania po zgjeron prodhimin në Hungari, ku, sipas tij, kostot janë rreth 70% më të ulëta sesa në Gjermani.

Ndërkohë, Volkswageni planifikon të shkurtojë 120 mijë vende pune në mbarë botën deri në fund të dekadës. 

Nëse realizohet, ky plan do të përbënte një nga proceset më të mëdha të ristrukturimit në historinë e industrisë së automobilave, duke tejkaluar shkurtimet prej 50 mijë vendesh pune pas falimentimit të General Motors në vitin 2009.