Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Merz: Die USA und Russland können die Kriegsfrage nicht ohne die Ukraine und Europa lösen.

friedrich merz

Foto: Associated Press

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar të martën se përpjekjet e SHBA-së dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë “nuk mund të çojnë kurrë në zgjidhje pa Ukrainën”. Ai ka theksuar se në çdo bisedim duhet të përfshihen edhe vendet evropiane.

Merz ka folur në Institutin Yusof Ishak në Singapor, ku ka përshkruar përpjekjet diplomatike për krijimin e një formati negociatash me Moskën. Ai ka thënë se përfundimi i luftës varej “vetëm nga një person”, duke e paraqitur mbështetjen e vazhdueshme për Kievin si mbrojtje të rendit politik të Evropës.

“Për sa kohë që ai (Putini) nuk dëshiron t’i japë fund luftës, ne do ta mbështesim Ukrainën”, ka theksuar Merz.

Ai deklaroi se Rusia, Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane duhet të jenë të pranishme në tryezën e negociatave. 

Merzi ka paralajmëruar kundër mundësisë që “Rusia, ndoshta Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës” t’i japin fund luftës pa përfshirjen e Ukrainës.

Kancelari gjerman ka thënë poashtu se Gjermania dhe vendet e tjera evropiane po përpiqen të krijojnë një format për zhvillimin e bisedimeve me qeverinë ruse. Ai ka vlerësuar se Norvegjia dhe Finlanda po luajnë një “rol shumë konstruktiv” në këtë përpjekje.

Të martën, udhëheqësit e Finlandës dhe Norvegjisë kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, për t’i kërkuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Ky veprim shënon një shkëputje nga praktika e kahershme e liderëve të Evropës Perëndimore për të shmangur kontaktet e drejtpërdrejta me Kremlinin.