Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Shiroka-Pula bittet die Schweiz um Unterstützung für Kosovos Mitgliedschaft in internationalen Organisationen

Justina Shiroka-Pula

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka kërkuar mbështetjen e mëtejshme të Zvicrës për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe avancimin e procesit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Kjo kërkesë u bë gjatë takimit në Prishtinë me ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili njëkohësisht kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka-Pula ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy shteteve dhe ka falënderuar Zvicrën për mbështetjen e vazhdueshme. Ajo ka theksuar nevojën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe shtimin e investimeve zvicerane në Kosovë.

Presidentja ka përmendur edhe mundësitë që ofron Asociacioni Evropian i Tregtisë së Lirë (EFTA) për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe rolin e mërgatës shqiptare në Zvicër, të cilën e ka cilësuar si urë lidhëse mes dy vendeve.

Ajo ka shprehur mirënjohje edhe për angazhimin e kontingjentit zviceran të KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999.

Nga ana e tij, Cassis ka rikonfirmuar se Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen.