Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Vorgehen gegen illegales Glücksspiel in der Region Prizren, 22 Festnahmen

TEILEN

Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të lojërave të paligjshme të fatit është zhvilluar në rajonin e Prizrenit ku janë arrestuar 22 persona.

Operacioni është realizuar të mërkuren, pas hetimeve disamujore të udhëhequra nga Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe njësitë e tjera policore.

Në kuadër të planit operativ të koduar “Bixhozi”, policia ka kontrolluar gjithsej 20 lokacione, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi banimi në Prizren, Suharekë dhe Dragash. Kontrollet janë kryer nën dyshimin se në këto vende organizoheshin lojëra të paligjshme të fatit përmes platformave online.

Gjatë bastisjeve janë konfiskuar rreth 10 mijë euro para të gatshme, pajisje të ndryshme elektronike, katër armë zjarri dhe municion. Sipas autoriteteve, materialet e sekuestruara dyshohet se mund të shërbejnë si prova në hetimin për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit, 19 persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa tre të tjerë janë liruar dhe do të ndiqen në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.