Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se interpretimi i melodisë së këngës nacionaliste serbe në hapje të “Forumit për zgjerim” nuk duhet të kalojë në heshtje.
Gjatë fjalës së tij në panelin e diskutimit në kuadër të Foruimit të II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, ai ka thënë se sa më shpejt që Serbia e njeh Kosovën, aq më mirë do të bëhet për të gjithë.
“Më lejoni që të them diçka, para se t’i përgjigjem pyetjes suaj të drejtpërdrejtë, për një të keqe që u bë dje përmes muzikës, nuk duhet të kthehet sot një e keqe përmes heshtjes. Një këngë pa shije nacionaliste, u interpretua në prag të këtij forumi, kundër gjithçkaje që përfaqësonte. Nuk është se e lëndon vetëm ndjenjat e kombit shqiptar, të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por ka të bëjë me nevojën për të mos na lënë që të kalojë në heshtje atë që kërkon të na kthejë në kohë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që Serbia të mbahet në anën e Evropës dhe të mos lihen hapësira për beteja mesjetare.
“E di sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë, që ta mbajnë Serbinë në anën tonë, të Europës, gjatë gjithë kohës dhe dua të sigurohem që ajo që po them të mos shkojë në të kundërt të kësaj bindjeje, por nuk duhet të lëmë hapësira për beteja mesjetare, që të kalojnë në fantazira. Sa më shpejt Serbia të njohë Republikën e Kosovës, aq më mirë do të jetë për ne. Ne nuk po kërkojmë që të vijmë këtu, po kërkojmë që të sjellim Europën atje”, sagte Premierminister Rama.
Melodie eines serbisch-nationalistischen Liedes gegen Kosovo bei einem von der EU-Kommission in Brüssel organisierten Konzert
Ein Konzert in Brüssel, das die Atmosphäre am Vorabend des „Forums der...“ auflockern sollte.-
MdEP: Nationalistische Klänge beim Erweiterungsforum untergraben den Geist der regionalen Versöhnung
-
Nagavci: Die gleichen Standards, die die EU von den Balkanländern verlangt, sollten auch für sich selbst gelten.
-
Haxhiu zur Interpretation der nationalistischen Melodie in Brüssel: Wir erwarten eine Aufklärung über die unverantwortliche Auswahl
-
Kos macht Musiker für nationalistische Melodie beim „Erweiterungsforum“ verantwortlich
-
Serbische Nationalisten skandieren gegen Kosovo auf der Terrasse in Brüssel: Absichtliche Provokation oder pure Unwissenheit?