Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se interpretimi i melodisë së këngës nacionaliste serbe në hapje të “Forumit për zgjerim” nuk duhet të kalojë në heshtje.
Gjatë fjalës së tij në panelin e diskutimit në kuadër të Foruimit të II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, ai ka thënë se sa më shpejt që Serbia e njeh Kosovën, aq më mirë do të bëhet për të gjithë.
“Më lejoni që të them diçka, para se t’i përgjigjem pyetjes suaj të drejtpërdrejtë, për një të keqe që u bë dje përmes muzikës, nuk duhet të kthehet sot një e keqe përmes heshtjes. Një këngë pa shije nacionaliste, u interpretua në prag të këtij forumi, kundër gjithçkaje që përfaqësonte. Nuk është se e lëndon vetëm ndjenjat e kombit shqiptar, të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por ka të bëjë me nevojën për të mos na lënë që të kalojë në heshtje atë që kërkon të na kthejë në kohë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që Serbia të mbahet në anën e Evropës dhe të mos lihen hapësira për beteja mesjetare.
“E di sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë, që ta mbajnë Serbinë në anën tonë, të Europës, gjatë gjithë kohës dhe dua të sigurohem që ajo që po them të mos shkojë në të kundërt të kësaj bindjeje, por nuk duhet të lëmë hapësira për beteja mesjetare, që të kalojnë në fantazira. Sa më shpejt Serbia të njohë Republikën e Kosovës, aq më mirë do të jetë për ne. Ne nuk po kërkojmë që të vijmë këtu, po kërkojmë që të sjellim Europën atje”, είπε ο πρωθυπουργός Ράμα.
Μελωδία σερβικού εθνικιστικού τραγουδιού κατά του Κοσόβου σε συναυλία που διοργάνωσε η Ευρωπαϊκή Επιτροπή στις Βρυξέλλες
Μια συναυλία στις Βρυξέλλες, η οποία είχε σκοπό να χαλαρώσει την ατμόσφαιρα την παραμονή του «Φόρουμ των...-
Ευρωβουλευτής: Οι εθνικιστικές μελωδίες στο Φόρουμ Διεύρυνσης υπονομεύουν το πνεύμα της περιφερειακής συμφιλίωσης
-
Ναγκαβτσί: Τα ίδια πρότυπα που απαιτεί η ΕΕ από τις χώρες των Βαλκανίων θα πρέπει να εφαρμοστούν και στην ίδια
-
Χατζίου για την ερμηνεία της εθνικιστικής μελωδίας στις Βρυξέλλες: Αναμένουμε διευκρινίσεις για την ανεύθυνη επιλογή
-
Η Κως κατηγορεί τους μουσικούς για εθνικιστική μελωδία στο «Φόρουμ Διεύρυνσης»
-
Σερβικό εθνικιστικό σύνθημα κατά του Κοσόβου στις Βρυξέλλες, Terrace: Σκόπιμη πρόκληση ή καθαρή άγνοια