Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Muja: Gërvalla und Sveçla hätten heute zurücktreten sollen

Muhammad Muja

Avokati dhe ish-hetuesi i Policisë, Muhamet Muja, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dashur të japin dorëheqje në konferencën e sotme për media pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës të dielën. 

Duke komentuar përgjegjësinë institucionale për këtë rast, Muja ka thënë se dorëheqja e drejtorit të Policisë është më shumë përgjegjësi morale, por se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te zyrtarët policorë.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si institucionet e drejtësisë trajtojnë rastet e dhunës në familje, duke përmendur gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit. Sipas tij, këto raste kërkojnë përgatitje të veçantë profesionale, ndërsa ka vënë në pikëpyetje edhe efektivitetin e urdhrave mbrojtës, veçanërisht sa i përket distancës që u caktohet kryerësve të veprave ndaj viktimave.

“Duhet të jemi më të përgjegjshëm, qoftë institucionet e drejtësisë, apo po kthehemi prapë te politika. Më së paku është dashur që ata ministra sot të japin dorëheqje, jo të dalin me një raport kinse po e lexojmë një raport”, ka deklaruar Muja në “60 Minuta” të KTV-së. 

Sipas tij, përgjegjësi direkt ka ministrja Gërvalla e cila ushtron pozitës e koordinatores kundër dhunës në familje. 

Muja ka kritikuar Qeverinë shkaku se viktimat nuk po marrin mbështetjen e nevojshme për t'u riintegruar në shoqëri pas largimit nga strehimoret.

Sipas Mujës, mungesa e vendeve të punës dhe e të ardhurave për viktimat e dhunës në familje e bën edhe më të vështirë largimin e tyre nga situatat e dhunshme.

“Kjo është komplet dështim i qeverisjes”, ka thënë Muja.

Arlinda Zekaj wurde am Sonntag in Vitomirica, Peja, von ihrem Ex-Schwager getötet, wenige Minuten nachdem sie von der Polizei an ihrem Haus abgesetzt worden war.