Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Der große Aufstieg von Dafina Rexhepi

Dafina Rexhepi

Dafina Rexhepi është prej futbollisteve më premtuese në futbollin gjerman. Ngritja e saj deri në Bundesligë ka qenë e shpejtë. Tani është prej lojtareve të pazëvendësueshme te Stuttgarti. 

Të shtunën e kaluar, ajo mori kartonin e parë të kuq në karrierë në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. 

21-vjeçarja, që luan si mesfushore, tani e ka lënë prapa atë episod të humbjes 3:0 nga Frankfurti, ku luan Erëleta Memeti, kapitenia e Kosovës. 

Rexhepi në një intervistë për “SWR” të Gjermanisë, ka thënë se aktualisht është në formën më të mirë. 

Ajo ka luajtur për grupmoshat e reja të Gjermanisë ndërsa ka debutuar për U23 në fillim të tetorit. 
Në edicionin e kaluar luajti në Bundesliga 2 me Stuttgartin, kurse kontributi i saj në ngritjen e skuadrës në elitë ishte shumë i madh. I realizoi tetë gola e gjashtë asistime. 

Rexhepi është zhvilluar te Hoffenheimi e Bayern Munichu, ndërsa është përballur me shumë lëndime. Ajo është motra e Enis Rexhepit që luan për U19 të Stuttgartit. Vëllai i madh i saj, Hajrullahu, luan futsall, ndërsa babai është trajner futbolli. 

“Më pëlqen mentaliteti i Cristiano Ronaldos. E jep më të mirën dhe vazhdon para. Unë luaj lirshëm, sepse më pëlqen. Paraqitja në Bundesligë është ëndërr e bërë realitet”, ka thënë Rexhepi që ende nuk ka shënuar gol në Bundesligë.