Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Es werden mehr Fälle von häuslicher Gewalt gemeldet, als die Statistiken vermuten lassen.

policia

Nga janari e deri në shtator, në Polici janë raportuar 2 mijë e 52 raste të dhunës në familje. Kjo formë e dhunës është ushtruar ndaj 1 mijë e 626 viktimave gra. Por, jo të gjitha rastet që përfshijnë dhunë brenda marrëdhënieve familjare evidentohen nga Policia si dhunë në familje. Juristët e kanë quajtur të gabuar këtë

Jo të gjitha rastet e dhunës në familje, institucionet i raportojnë si të tilla.

Më 28 tetor, Policia në Shtime e ka iniciuar si lëndim të lehtë trupor rastin e një gruaje që ka denoncuar bashkëshortin për sulm fizik.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR - Shtime 28.10.2026 – 01:15. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si dhe i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës të asaj dite.

Ndërkaq, një ditë më vonë, një grua ka denoncuar të dashurin për keqtrajtim, por ndryshe nga rasti paraprak, ai është iniciuar si “Dhunë në Familje”.

“DHUNË NË FAMILJE - Gjakovë 29.10.2026 – 19:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte keqtrajtuar nga i dyshuari mashkull kosovar (i dashuri). Të dyshuarit i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në Polici nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS për këtë mënyrë të inicimit të rasteve.

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë të jetë i gabuar prezantimi ndryshe i veprave të këtilla penale, përpos si dhunë në familje.

“Dua të besoj që kemi të bëjmë me mungesë të njohurive sepse ndryshe do të ishte jashtëzakonisht shqetësuese një paraqitje e tillë por vlerësoj që duhet me u angazhu në drejtim të ndërrimit të kësaj praktike”, ka thënë ai.

Neni i Kodit Penal që i referohet Dhunës në familje, parasheh burgim deri në tri vjet për këdo që kryen keqtrajtimi fizik, psikologjik, seksual ose ekonomik ndaj një personi tjetër brenda një marrëdhënieje familjare. Ndërsa, kur çfarëdo vepre tjetër që parasheh Kodi Penal, kryhet brenda kësaj marrëdhënieje, atëherë duhet të merret si rrethanë renduese.

Avokati Bajraktari ka thënë se, pavarësisht se si iniciohet rasti nga policia, prokuroria duhet ta përshkruajë veprën saktësisht sipas kodit penal.

E ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se kjo përbën vetëm një sekuencë të vogël të të gjithë procesit i cili kalon në Prokurori e sistem gjyqësor.

“Nuk është veç çështje e Policisë se është prokurori ai që e udhëheq rastin dhe Policia është e vetëdijshme që këto raste kur ka lëndime qofshin ato të lehta apo të rënda është ekspertiza mjekoligjore që duhet konstatu se çfarë janë lëndimet. Nuk është në përgjegjësinë e vetme të policit. Gjithë ky cikël duhet të përmbledhë në mënyrë shumë të përgjegjshme dhe profesionale e që në rastet e shumta kjo nuk ndodh”, është shprehur Jashari.

Nga janari e deri në shtator, në Polici janë raportuar 2052 raste të dhunës në familje.

Kjo formë e dhunës është kryer ndaj 2138 viktimave, 1626 prej të cilave janë gra. Ndërkaq, në 176 raste, është raportuar se dhuna është përsëritur.