Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Basketball

Ylli kehrt zum Sieg zurück und besiegt Rahovec 029

Goldener Adlerstern

Pas disfatës së thellë që e pësoi xhiron e kaluar nga kampionia Trepça, Golden Eagle Ylli të shtunën është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Ylli në palestrën “13 Qershori” në Suharekë e mposhti Rahovecin 029 me rezultatin 93:79, në kuadër të xhiros së shtatë. 

Çereku i parë u mbyll baras 24:24. Ylli e fitoi çerekun e dytë 19:15 dhe shkoi në pushim me katër pikë epërsi, 43:39. 

Skuadra nga Suhareka i fitoi edhe dy çerekët e fundit me shifrat 20:17 dhe 30:23. 

Për Yllin ishte fitorja e katërt, krahas tri humbjeve. 

Ndërsa për Rahovecin 029 është humbja e pestë. Ka edhe dy fitore. 

Më i dalluari tek Ylli ishte Connor Withers me 16 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime. 

U veçua edhe Lis Shoshi me 12 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime. 

Ndërkohë lojë të mirë te Rahoveci 029 patën Mika Adams me 16 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Zion Fruster me 20 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.