Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Marković von Student List sagt, das Brüsseler Abkommen werde überprüft.

MARKOVIC

Përfaqësuesja e Listës Studentore, Emilija Markoviq, ka thënë se programi i partisë parasheh që Gjykata Kushtetuese e Serbisë ta rishikojë Marrëveshjen e Brukselit e më pas edhe gjithçka që ka rrjedhur nga kjo marrëveshje e dakorduar në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. 

Lista Studentore i ka fituar zgjedhjet e parakohshme në Serbi, duke e rrëzuar Aleksandar Vuçiqin. 

“Ne ende nuk e kemi vendosur pushtetin efektiv dhe nuk e dimë saktësisht se çfarë është nënshkruar. Por, brenda asaj që do të gjejmë se është dakorduar apo nënshkruar – do ta shohim mundësinë: ku dhe si mund të veprojmë, çfarë mund të jetë eventualisht objekt i rishikimit. Megjithatë, mbi të gjitha, këmbëngulim në respektimin e Kushtetutës dhe ligjshmërisë së Republikës së Serbisë”, ka theksuar ajo për televizionin serb “N1”. 

Markoviq ka thënë se rruga që pret është “rruga e bisedimeve serioze me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, me ndërmjetësimin e tyre në bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës”. 

“Por, kësaj radhe, këto bisedime duhet të nisin nga baza të tjera. Vetë programi i studentëve ka paragjykuar disa çështje, përkatësisht se pikënisja duhet të jetë megjithatë Kushtetuta e Republikës së Serbisë dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare”, tha Markoviq. 

Lista e Studentëve ka deklaruar më herët se nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe. Markoviq ka thënë se ky mbetet qëndrimi i Listës së Studentëve.

“Nëse i merrni parasysh postulatet themelore – respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve – kjo e përjashton plotësisht çdo mundësi bashkëpunimi me Listën Serbe. Lista Serbe i ka tejkaluar shumë të gjithë kufijtë e Kushtetutës së Republikës së Serbisë. Ajo ka qenë instrument i Partisë Përparimtare Serbe dhe asnjëherë, në asnjë mënyrë, nuk e ka paralajmëruar Beogradin për pasojat e mundshme të marrëveshjeve të nënshkruara”, ka deklaruar ajo.

Markoviq ka thënë se nuk kanë nevojë për komunikim të drejtpërdrejtë me Listën Serbe.

“Do të emërohen drejtues të institucioneve të ndryshme serbe në Kosovë dhe Metohi dhe ata do të bashkëpunojnë në nivel lokal. Lista Serbe i ka nëntë deputetë në Kuvendin e Prishtinës. Megjithatë, në rrethanat e reja, mendojmë se do të jetë në interesin më të mirë të vetë Listës Serbe që të punojë në interesin më të mirë të serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha  ajo.