Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Belgrader Gericht erlässt Haftbefehl gegen Radoicic

Milan Radoicic

Milan Radoicic

Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit deri në 30 ditë dhe ka lëshuar urdhërarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe dhe organizatorin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq. 

Në një përgjigje të gjykatës për “N1” është thënë se urdhri për paraburgim dhe urdhërarresti janë lëshuar pasi Radoiçiqi nuk është paraqitur në stacionin policor më 15 nëntor.

Ai ishte urdhëruar të lajmërohej në stacion policor çdo muaj me datën 1 dhe 15. Është raportuar se ka ikur drejt Rusisë.

Radoiçiqi është në kërkim edhe nga INTERPOL-i, pasi Kosova e konsideron si “trurin” e sulmit në Banjskë në vitin 2023 ku vdiq togeri Afrim Bunjaku. Vetë Radoiçiqi e kishte pranuar organizimin e sulmit përmes avokatëve të tij.