Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

13-jähriger Junge, der in Ferizaj als vermisst gemeldet wurde, gefunden

Kosovo-Polizei

Foto: Illustration

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur 13-vjeçari, i cili ishte raportuar si person i zhdukur më një nëntor, pasi ishte larguar nga shtëpia strehuese në fshatin Dardani të Ferizajt, ku ishte nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale.

“Pas angazhimit të hetuesve rajonalë në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në Ferizaj dhe Deçan, më 05.11. 2026, rreth orës 00:15, disa qytetarë e kanë vërejtur të miturin pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e kanë dorëzuar në stacionin policor ne Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, i mituri thuhet se është vendosur për strehimin e tij të përkohshëm në një strehimore të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga institucionet kompetente.

Policia dhe institucionet përkatëse thuhet se po vazhdojnë trajtimin e rastit sipas procedurave ligjore.