Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

In den ersten neun Monaten des Jahres wurden fast 1.300 illegale Waffen beschlagnahmt.

Waffen

Më 2026, mesatarisht i bie nga 140 armë të konfiskuara në muaj, që është më pak sesa vitin e shkuar. Më 2025, sipas të dhënave zyrtare, janë konfiskuar 1.931 armë e 39.116 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Mesatarisht i bie se janë konfiskuar nga 160 armë në muaj

1.265 armë ilegale dhe 17.932 fishekë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti. Mesatarisht i bie nga 140 armë të konfiskuara në muaj, që është më pak sesa vitin e shkuar.

Më 2025, sipas të dhënave zyrtare, janë konfiskuar 1931 armë e 39.116 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Mesatarisht i bie se janë konfiskuar nga 160 armë në muaj.

Gjithsesi, armët ilegale vazhdojnë të mbeten shqetësim për sigurinë publike.

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti janë evidentuar 17 raste të vrasjeve, vetëm dy më pak sesa gjatë gjithë vitit 2025.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, vlerëson se kontrolli i armëve ilegale mbetet sfidë për institucionet, edhe për shkak të trashëgimisë së periudhës së luftës, kur një numër i madh armësh mbeti në duart e qytetarëve.

“Numri i madh i armëve ilegale në duart e qytetarëve është shqetësues dhe kjo po tregohet çdo ditë me ndodhjen e vrasjeve, lëndimeve e kështu me radhë. Është sfidë shumë e madhe për institucionet e vendit tonë që ta menaxhojnë këtë situatë, duke marrë parasysh shumë faktorë. Pra, një periudhë post-luftë, edhe pse relativisht e gjatë, shumë armë të luftës në duart e qytetarëve – gjithë këta faktorë e bëjnë shumë të vështirë menaxhimin e duhur dhe efikas, për ta pasur nën kontroll 100 për qind këtë situatë”, ka thënë Hoxha.

Sipas nenit 366 të Kodit Penal të Kosovës, posedimi, kontrolli ose pronësia e paautorizuar e armëve dënohet me gjobë deri në 7.500 euro ose me burgim deri në pesë vjet.

Kur vepra përfshin më shumë se katër armë ose më shumë se 400 fishekë, parashihet burgim prej dy deri në dhjetë vjet.

Avokati Ardian Bajraktari vlerëson se, krahas dispozitave ligjore, rëndësi të veçantë ka edhe mënyra se si gjykatat i shqiptojnë dënimet për këto vepra penale.

“Referuar Kodit Penal, dispozitat janë mjaftueshëm dhe parashohin dënime mjaftueshëm që do të arrihet efekti i tyre, por e gjithë ajo që duhet të bëhet është që praktika gjyqësore, përkatësisht politika ndëshkimore me theks të veçantë për këtë kategori të veprave penale që ndërlidhen me armë, të rishikohet, sepse vetëm kështu do të mund të arrihet efekti i dënimit, përkatësisht parandalimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve në drejtim të mos kryerjes së veprave të tilla në të cilat natyrisht që ka prezencë edhe të armëve”, ka thënë Bajraktari.

Sipas Ligjit për Armët në Kosovë, lejet për armë gjahu, armë shenjëtarie dhe armë të kategorisë D kanë afat vlefshmërie prej pesë vjetësh. 

E, leja për mbajtjen e armës së zjarrit në rastet e përcaktuara me ligj, përfshirë punonjësit e kompanive private të sigurisë dhe personat e tjerë të autorizuar, ka vlefshmëri vetëm një vit. 

Nëse afati i lejes skadon dhe ajo nuk vazhdohet, leja revokohet dhe arma e municioni sekuestrohen, sipas nenit 37 të Ligjit për Armët.

KOHA u ka dërguar pyetje Ministrisë së Punëve të Brendshme javën e kaluar, lidhur me numrin e lejeve për armë që kanë skaduar dhe procedurat e ripërtëritjes, por deri në publikimin e tekstit nuk ka pranuar përgjigje.