Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Emini: Ich würde das serbisch-nationalistische Lied eher bei Milosevics Kundgebung erwarten, nicht in Brüssel.

Donika Emini

Donika Emini, eksperte për politikën ndërkombëtare dhe integrimet evropiane, duke marrë pjesë në panelin rreth pajtimit në rajon në “Forumin e Zgjerimit“ në Bruksel, është shprehur se ishte e shokuar nga performimi i melodisë së një kënge nacionaliste serbe, kushtuar Kosovës si pjesë e Serbisë.

Ajo, duke folur në panelin kushtuar pajtimit në rajon, ka lexuar në anglisht një strofë të këngës nacionaliste serbe që u interpretua një natë më herët në koncertin e organizuar nga Komisioni Evropian. Ajo lexoi pjesën që flet se Kosova është serbe, duke shprehur se ishte e shokuar kur në koncert pa titullin e kësaj kënge.

“Pas kësaj nate nuk jam e sigurt më a i kuptojnë njerëzit problemet e vërteta në rajon“, ka thënë Emini. Ajo po ashtu ka thënë se nuk dëshiron të përdoret si vegël për të pretenduar se edhe Kosova është ftuar në këtë ngjarje, sepse askush nga institucionet e shtetit nuk është ftuar. Më herët, Marta Kos pikërisht pjesëmarrjen e zonjës Emini e përdori për ta quajtur të pavërtetë konstatimin se për të dytin vit me radhë nuk është ftuar Kosova.

“Jam krenare që jam nga Kosova, por nuk dua të përdorem si vegël. Nuk përfaqësoj Kosovën“, tha Emini, duke shtuar se edhe ajo ishte ftuar në momentin e fundit.

“Kjo këngë na mëson se me sa kujdes duhet t’i kuptojmë sensitivitetet kur flasim në rajon. Nuk do të isha e befasuar sikur ta dëgjoja këtë këngë në Gazimestan apo në mitingun e Millosheviqit. Por isha shumë e befasuar ta dëgjoj këtu në Bruksel, në BE, e cila është projekt paqeje“, tha ajo. “Gjuha serbe është po ashtu gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës. Me kënaqësi do të dëgjoja këngë në gjuhën serbe, sikur edhe në gjuhën shqipe, në një event të tillë. Por jo një këngë çfarë dëgjuam mbrëmë“, ka thënë Emini.

Lesen Sie andere Updates
nationalistisches Lied

Melodie eines serbisch-nationalistischen Liedes gegen Kosovo bei einem von der EU-Kommission in Brüssel organisierten Konzert

Ein Konzert in Brüssel, das die Atmosphäre am Vorabend des „Forums der...“ auflockern sollte.