Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Emilija Rexhepi beschwert sich bei der NATO-Delegation: Jede Diskussion über Gemeinschaften konzentriert sich auf die Serben.

Emilja Rexhepi

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, në takimin e sotëm me delegacionin e parlamentarëve të vendeve anëtare të NATO-s është ankuar se çdo bisedë që bëhet për komunitetet në Kosovë përqendrohet te serbët.  

“Në pyetjen e anëtarëve të delegacionit lidhur me gatishmërinë e qytetarëve të nacionalitetit serb për t'u integruar në institucionet e Republikës së Kosovës, shpreha hapur qëndrimin tim se jemi lodhur nga fakti që pothuajse çdo diskutim për komunitetet joshumicë në Kosovë përqendrohet ekskluzivisht te komuniteti serb”, ka thënë Rexhepi. 

Rexhepi ka thënë se në takim ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Rexhepi tha se nuk dëshiron që në Kosovë të krijohet një model i ngjashëm me Republika Srpskan në Bosnjë-Hercegovinë. 

“Theksova se, megjithëse dikur kam votuar në mbështetje të këtij procesi, nuk e mbështes krijimin e asnjë entiteti të veçantë politik brenda Republikës së Kosovës. Mbështetja ime ishte bazuar në bindjen se një mekanizëm i tillë do të kontribuonte në integrimin e komunitetit serb në sistemin institucional të Kosovës dhe jo në krijimin e strukturave paralele apo të një republike të veçantë. Nuk dëshiroj që në Kosovë të krijohet një model i ngjashëm me Republikën Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, i cili mund të thellojë ndarjet etnike dhe institucionale. Ne kemi nevojë për integrim, jo për segregacion (shkolla, spitale, institucione kulturore të ndara...), kemi nevojë për institucione të përbashkëta dhe jo për ndarje të reja politike e territoriale. Nuk besoj se në ndonjë vend evropian nxënësit vijojnë mësimin në shkolla të ndara apo se ekzistojnë spitale ku trajtohen vetëm pjesëtarët e një komuniteti etnik. Për të ardhur keq!” – tha Rexhepi. 

Rexhepi që është nga komuniteti boshnjak, tha se konsideron se përfaqësuesit e komunitetit serb duhet të flasin për qëndrimet, nevojat dhe përcaktimet e tyre politike. 

Ajo ka thënë se në zgjedhjet e fundjavës në Serbi, pas fitores së Listës Studentore, erdhi te ndryshimi i pushtetit, por ka shperhur rezerva serioze lidhur me mundësinë që një ndryshim i tillë politik të sjellë edhe ndryshime thelbësore në politikën e Serbisë ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe vendeve të tjera të rajonit.

“Deklaratat e përfaqësuesve të listës studentore, deri më tani, nuk më japin besim të mjaftueshëm se pushteti i ri do të ndjekë një politikë më të moderuar, të bazuar në paqe, stabilitet, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe respektim të sovranitetit të shteteve fqinje. Ndryshimi i pushtetit nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe ndryshim të politikës, por mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshime thelbësore”, tha ajo.

Ajo ka thënë se e ardhmja e Kosovës qëndron në integrimet euroatlantike, paqe dhe në respektimin e ndërsjellë, pa dallime përkatësie kombëtare apo fetare. 

“Në fund të takimit ritheksova përkushtimin tim të vendosur për ndërtimin e një Kosove demokratike, multietnike dhe të sigurt, ku të gjithë qytetarët do të kenë të drejta, mundësi dhe përgjegjësi të barabarta. Besoj se e ardhmja e vendit tonë qëndron në integrimet euroatlantike, në paqe dhe në respektin e ndërsjellë, pa dallim përkatësie kombëtare, fetare apo etnike”, tha Rexhepi. 
 

Lesen Sie andere Updates
nato

Haxhiu trifft Delegation der Parlamentarischen Versammlung der NATO: Wir streben die Mitgliedschaft an

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se për Kosovën, NATO-ja lidhet pazgjidhshmërisht me...