Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se është i hapur për të bashkëpunuar me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, me kusht që të ketë një dialog serioz.
Ai ka thënë se shqiptarët nuk janë të interesuar për post vetëm sa për t’u paraqitur si të përfshirë, por se duan që kërkesat e tyre të plotësohen.
Kamberi theksoi se përparësi mbetet realizimi i kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës përmes Planit 7-pikësh dhe zgjidhja e çështjeve urgjente si pasivizimi i adresave, përfaqësimi në institucione dhe arsimi.
“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka thënë ai në mesazhin për Listën Studentore, në një intervistë për “Deutsche Welle".
Kamberi ka thënë se Serbia duhet ta shohë Kosovën si partnere të barabartë për të ndërtuar marrëdhënie normale përmes dialogut dhe respektit të ndërsjellë.
Lista Studentore fitoi shumicën në Serbi në zgjedhjet e 25 tetorit. Ajo e rrëzoi Aleksandar Vuçiqin nga pushteti pas 12 vjetësh.
Akterë të kësaj liste kanë shprehur qëndrimin se për Kosovën e respektojnë Kushtetutën e Serbisë që e parasheh si territor të saj.
Shqiptarët në këto zgjedhje u bashkuan në një listë dhe siguruan dy ulëse pas një kohe të gjatë.