Ish-profesori i Fakultetit të Filologjisë, Bekim Bejta, është deklaruar i pafajshëm për kanosjen e një studenteje në vitin 2022. Ai akuzohet se në cilësinë e profesorit universitar me qëllim të frikësimit, e kanosi studenten. Bejta pati dhënë dorëheqje nga pozita e profesorit në korrik të vitit 2023, pasi KOHA publikoi audio-incizimet ku ai dëgjohej duke kërcënuar e fyer studentët
Është deklaruar i pafajshëm ish-profesori i Fakultetit të Filologjisë, Bekim Bejta, për kanosjen e një studenteje vite më parë, e të cilën dyshohet se ia kishte bërë pasi studentja e ka denoncuar për ngacmim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë e akuzon Bejtën se në vitin 2022, me qëllim të frikësimit, e ka kanosur studenten me fjalët: “Po presim tash çka po ndodh, a po vjen diçka në favorin tim, a ka me ndodhë me mu najsen, këtë punë larg e çoj e deri në familje shkoj”.
Akuzat e Prokurorisë i ka mohuar Bejta në seancën e së mërkurës.
“Plotësisht i pafajshëm. Tërësisht jam i pafajshëm”, ka thënë ai.
Deklarimin rreth fajësisë, Bejta e bëri pasi prokurorja Arta Cukaj e lexoi aktakuzën.
“‘Ku është ajo që po bën probleme, se këtë punën e kryej me burra dhe kanun se nuk merrna me femra’. Këto fjalë i ka thënë në prezencë të studentëve gjatë ligjëratave më 27.06.2022, me çka të dëmtuarës ia ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe e pasigurisë për jetën”, ka thënë prokurori.
E mbrojtësi i të pandehurit Bejta, avokati Xhafer Tahiri, e kundërshtoi aktakuzën e Prokurorisë.
“Pretendimet ndaj Bejtës nuk janë ashtu siç përshkruhen në aktakuzë. Por të gjitha pretendimet tona do t’i paraqesim në kërkesën për hedhje të aktakuzës”, ka thënë Tahiri.
KOHA raportoi tri vjet më parë se studentja fillimisht nuk gjeti mbështetje nga sistemi i drejtësisë në raportimin e saj. Sipas saj, Policia nuk e mori parasysh, e Prokuroria fillimisht konstatoi se nuk ka elemente të veprës penale pa i shikuar dëshmitë që denoncuesja i posedonte.
Prokuroria i rinisi hetimet, vetëm pasi studentja e raportoi në Inspektoratin Policor zyrtarin policor dhe prokurorin kujdestar.
Bekim Bejta dha dorëheqje nga pozita e profesorit në korrik të vitit 2023, pasi KOHA publikoi audio-incizimet ku ai dëgjohej duke kërcënuar e fyer studentët.
Në një nga audio-incizimet, ai dëgjohet teksa drejton kërcënime ndaj studentes, e cila e raportoi atë në Këshill të Etikës.
“Ajo u nis për me bë të madhe, por vallai na shqiptarë jena, për besë ne pastaj vazhdojmë me kanun. Nuk jam t’u bërë hajgare. S’po flas unë për të, se ajo është femër, e me femër është problem, a po më kupton! Por ajo ka meshkuj, e unë shkoj me kanun, s’po bëj hajgare”, dëgjohet në incizim ai duke folur para studentëve. “Të familjes sime, krejt çka i kam të afërt, krejt kanë kerre, krejt kanë banesa, krejt kanë shtëpia, krejt kanë vende të punës, me thënë që po e lë dikë keq, jo”, vazhdon ai, duke aluduar se nuk ka asgjë për të humbur në qoftë se vendos të veprojë përmes rregullave tradicionale të parapara në Kanunin e Lekë Dukagjinit.
Elemente der Gewaltanwendung sind auch in einer anderen Aufnahme des Professors zu hören, wie er den Studierenden erklärt, wie er Konflikte löst.
“... Dikush qetash ka me hëngër... Ja unë, ja ata. A e dini atë punë? Unë jam dalë tamam. S’di a po më kuptoni, i kam thirrur, por nuk janë dalë... Me vdekë ka me vdekë bre një herë. Nuk e kam gajle. Ka me vdekë si burrë. Si njeri, jo si ata pisat”, dëgjohet në incizimin tjetër.
Përveç në ligjërata, kërcënimet nuk kanë munguar as në komunikimet përmes e-maileve me studentë.
“Je shumë i gërditshëm! Shumë i ligë. I pacipë. Mos gabo të më shkruash ndonjëherë! Meqë je ende student (ndonëse i poshtër) nuk po them tjetër çka. Kur të jesh student, lajmërohu dhe unë e ti flasim ndryshe!”, shkruan në emailin që profesori i ka dërguar njërit nga studentët.
Në audio-incizim, tashmë ish-profesori i lëndës “Gjuhësia në studimin e letërsisë” dëgjohet tek u drejtohet studenteve me shprehjet “Majmunkë” dhe “magjitore e Serbisë”.
„Natürlich haben Sie es nicht verdient, dass ich ein Gentleman bin, aber ich war ein Gentleman, aber das hoffe ich für Sie, jetzt verstehen Sie ‚shkina‘ oder ‚rranci‘“, hört man ihn zu einem Studenten sagen.