Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
ABENDNACHRICHTEN

Emilija Rexhepis Beschwerde: Jede Diskussion über Gemeinschaften konzentriert sich auf Serben.

Emilja Rexhepi

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, gjatë vizitës në Kosovë, ka zhvilluar tri takime të ndara: me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe me përfaqësues të komuniteteve joshumicë. Në takimin me përfaqësuesit e komuniteteve, ku munguan deputetët e Listës Serbe, nënkryetarja e Kuvendit, Emilija Rexhepi, është ankuar se vëmendja e delegacionit është përqendruar te serbët e janë lënë anash komunitetet e tjera pakicë në Kosovë

Nënkryetarja e Kuvendit, Emilija Rexhepi, ka kritikuar delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s se interesin e ka vetëm te serbët, e jo edhe te komunitetet e tjera pakicë në Kosovë.

Të mërkurën Alberto Losacoo, nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe kryetari i Komisionit Politik Sverre Myrli kanë vizituar Kosovën.

Gjatë qëndrimit, ata janë takuar me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputetë të komuniteteve joshumicë.

Takimet janë zhvilluar pa praninë e mediave. Megjithatë, në një përgjigje për KOHËN, Rexhepi, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak, u është ankuar mysafirëve se në fokus kanë vetëm serbët, ndonëse deputetët e Listës Serbe bojkotuan takimin.

“Në pyetjen e anëtarëve të delegacionit lidhur me gatishmërinë e qytetarëve të nacionalitetit serb për t'u integruar në institucionet e Republikës së Kosovës, shpreha hapur qëndrimin tim se jemi lodhur nga fakti që pothuajse çdo diskutim për komunitetet joshumicë në Kosovë përqendrohet ekskluzivisht te komuniteti serb. Konsideroj se përfaqësuesit e komunitetit serb duhet të flasin për qëndrimet, nevojat dhe përcaktimet e tyre politike, ndërsa ne, si përfaqësues të komuniteteve të tjera joshumicë, kemi përgjegjësinë të përfaqësojmë interesat e qytetarëve që përfaqësojmë”, tha Rexhepi.

E në njoftimin për takimin me delegacionin e NATO-s, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se i ka falënderuar përfaqësuesit e Aleancës për ndërhyrjen në Kosovë më 1999. Ajo ka theksuar gjithashtu se Kosova synon të marrë më shumë përgjegjësi për paqen dhe sigurinë e përbashkët.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komisioneve parlamentare, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e mbikëqyrjes në sektorin e mbrojtjes, si dhe për sigurinë e infrastrukturës kritike. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik, me synimin për të avancuar drejt Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit në NATO. Në këtë rrugëtim, reformat tona dhe mbështetja e aleatëve janë thelbësore”, thuhet në njoftim.

Më 14 tetor është ndërruar komanda e misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR. Turkun Ozkan Ulutash e ka zëvendësuar italiani Esercito Vergori.

Pas marrjes së komandës, ai ka vizituar Manastirin e Graçanicës ku është pritur nga udhëheqësi i Eparkisë së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije Shibaliq si dhe nga igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq.

Vergori ka takuar edhe përfaqësues të Listës Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

Gjithashtu, komandanti i KFOR-it takime ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë Gazmend Hoxha dhe komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.