Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Abdixhiku: Ganze Generationen bewahrten die Flagge, selbst als es ihnen verboten war, davon zu träumen.

Lumir Abdixiku 2026

Foto: Driton Pacharada

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se breza të tërë në Kosovë e kanë ruajtur flamurin kombëtar edhe në kohën kur ai ishte i ndaluar, duke e cilësuar 28 Nëntorin si festë që bashkon shqiptarët kudo që janë.

Në një mesazh për Ditën e Flamurit, Abdixhiku ka kujtuar shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, duke thënë se atë ditë flamuri i kombit u bë flamur i një shteti.

Ai ka përmendur sakrificat e shqiptarëve në Kosovë për ruajtjen e flamurit, përfshirë ata që e mbajtën në shtëpitë e tyre, e morën me vete në mërgim, vuajtën burg dhe luftuan për liri nën të.

Abdixhiku ka thënë se përgjegjësia e brezit të sotëm është që brezave të ardhshëm t’u lërë një shtet të fortë e të drejtë dhe një shoqëri të bashkuar.

“Ne u detyrohemi fëmijëve tanë t’u lëmë një shtet të fortë e të drejtë, një shoqëri që di të bëhet bashkë dhe një atdhe ku ata duan ta ndërtojnë jetën e tyre”, ka shkruar Abdixhiku.

Lesen Sie andere Updates
Albanien

Der 28. November in der Geschichte