Paris Saint-Germaini do të kërkojë ta regjistrojë fitoren e nëntë radhazi në Ligue 1 të Francës kundër skuadrës së Lorientit.
PSG-ja të shtunën nga ora 20:45 e pret Lorientin në kuadër të xhiros së 12-të.
Lorienti e zë vendin e dhjetë me 16 pikë.
Parisi të mërkurën e humbi mundësinë për të regjistruar fitoren e 13-të radhazi në të gjitha garat, pasi që barazoi 2:2 me Romën në Ligën e Kampionëve.
Skuadra parisiene, e cila para kësaj ndeshjeje kishte serinë më të gjatë të fitoreve në pesë ligat kryesore evropiane, me tetë fitore radhazi.
PSG-ja ka pësuar 12 gola pas 11 xhirove, shifra më e lartë në këtë fazë të kampionatit që nga edicionit 2009/10.
Kampionët francezë kanë shënuar gola në 54 ndeshjet e fundit në shtëpi.
Nëse shënojnë edhe në ndeshjen e radhës, do të barazojnë rekordin për serinë më të gjatë të ndeshjeve me gola në shtëpi në kampionatin francez gjatë 75 viteve të fundit.
Ndërkohë xhiroja e 12-të mbyllet të dielën me derbin Lyon – Monaco që luhet nga ora 20:45.
Lyoni ka 20 pikë në pozitën e katërt, kurse Monaco e zë vendin e tetë me tri pikë më pak.