Shumë prej këtyre njerëzve do të përfundojnë duke votuar për Macronin në rundin e dytë, për të njëjtën arsye që e bënë këtë në 2017 - sepse për ta, të shohin të djathtën ekstreme në pushtet është e pandërgjegjshme. Por do të ketë të tjerë që abstenojnë, hedhin fletëvotimin bosh, ose votojnë Le Penin. Kjo është arsyeja pse këtë herë rundi i dytë nuk do të jetë thjesht procedurë e thjeshtë, shkruan BBC
Do të ketë përsëritje të balotazhit të vitit 2017, kur Emmanuel Macron mposhti bindshëm Marine le Penin. Por këtë herë, askush të mos ketë asnjë iluzion se do të jetë kaq e lehtë.
Vlerësimet nga rundi i parë tregojnë se si votimi taktik rishkruan hartën zgjedhore.
Votuesit u mblodhën në tri kampe të gjera: Macron, e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme. Në ditët e fundit të fushatës, shumë njerëz që po konsideronin kandidatë të tjerë më në fund vendosën se më mirë do të mbështesnin njërin prej liderëve të këtyre kampeve, shkruan BBC-ja në analizën e saj pas zgjedhjeve të së dielës.
Votim “taktik”
Kështu pati një transferim të madh votash nga Éric Zemmour - eksperti nacionalist i djathtë - në kampin e Marine le Penit. Disa të djathtë në partinë konservatore republikane mund ta kenë bërë të njëjtën gjë.
Në të majtën, votuesit vendosën që as socialistja Anne Hidalgo dhe as Yannick Jadot nga të Gjelbrit nuk mund të kalonin kurrë në rundin e dytë. Kështu zhvendosën masivisht përkrahjen për Jean-Luc Mélenchonin, thjesht për të mbajtur të majtën në garë. Kjo, pavarësisht se shumë socialistë dhe të gjelbër nuk e pëlqejnë aktivisht këtë njeri.
Dhe në qendër, shumë nga ata që normalisht do të kishin zgjedhur Valerie Pécressen e republikanëve do të kenë votuar në vend të kësaj për presidentin aktual. Pse? Sepse ata vërtet kishin frikë se Le Pen dhe/ose Mélenchon do dilnin shumë të fortë nga kjo garë
Mos harroni se në sistemin e çuditshëm të Francës janë vetëm dy të parët që kalojnë, dhe një diferencë e vogël mund të bëjë një ndryshim të madh. Perspektiva e një rundi të dytë të Le Pen-Mélenchon nuk ishte krejtësisht e largët.
Rezultati spikati dy gjëra
Rezultati spikati dy gjëra.
Njëra është shkatërrimi i plotë me të cilin po përballen dy partitë tradicionale franceze që nga viti 1958 - e djathta konservatore dhe e majta socialiste. Ky ishte një proces i nisur nga Macroni pesë vjet më parë, por tashmë i përfunduar tërësisht.
Kandidatët e të dyja partive - dhe sigurisht Anne Hidalgo e socialistëve - mund të kenë dështuar të arrijnë pragun e 5%, gjë që i lejon ata të kërkojnë mbrapsht kostot e zgjedhjeve. Çmimi do të kapë miliona euro, por më i zi është poshtërimi. Mund të presim çarje të brendshme serioze.
Macron e ka projektuar aq shumë sa ndarja në politikën franceze është tani përfundimisht që ai e kërkon: midis "centrizmit të tij realist" dhe "hapjes ndaj botës" dhe "ekstremizmit" të kundërshtarëve të tij. "Ekstremizmi nacionalist" i Le Penit dhe "ekstremizmi utopist" i Mélenchon.
Kjo ndarje i ka shërbyer shumë mirë deri tani. Kjo e lejon të grumbullojë të ashtuquajturat forca "përgjegjëse" të së majtës dhe të djathtës, duke shkatërruar opozitën kryesore dhe duke e lënë atë zotërues të terrenit.
Por mësimi i dytë i këtij votimi në rundin e parë duhet t'i sjellë atij arsye për shqetësim.
Kjo është se forcat e ashtuquajtura "të papërgjegjshme" të ekstremeve - opozita e tij - po forcohen gjatë gjithë kohës, shkruan BBC-ja.
Fuqizimi i “partive kundër sistemit”
Siç tha komentatori politik veteran, Alain Duhamel, të dielën mbrëma: "Partitë kundër sistemit tani kanë besnikërinë e shumicës së francezëve".
Nëse ia shtoni votën e Marine le Pen-it me atë të Éric Zemmour dhe kandidatit të tretë "sovranist", Nicolas Dupont-Aignan, e djathta ekstreme përbën 33% të votave - shtatë për qind më shumë se në 2017.
Dhe pastaj nëse shtoni të majtën ekstreme - Melenchon dhe dy trockistët - do të keni lehtësisht më shumë se 50%.
Shumë prej këtyre njerëzve do të përfundojnë duke votuar për Macronin në rundin e dytë, për të njëjtën arsye që e bënë këtë në 2017 - sepse për ta, të shohin të djathtën ekstreme në pushtet është e pandërgjegjshme. Por do të ketë të tjerë që abstenojnë, hedhin fletëvotimin bosh, ose votojnë Le Penin.
E vërteta është se votat kundër Le Penit dhe ajo kundër Macronit po konvergjojnë; i pari po bie dhe e dyta po ngrihet.
Kjo është arsyeja pse këtë herë rundi i dytë nuk do të jetë thjesht procedurë e thjeshtë, shkruan BBC-ja.