Botë

Enigma e Gjermanisë për lidhjet me Rusinë

Faji historik i Gjermanisë për Luftën e Dytë Botërore ka marrë më shumë vëmendje. Para pushtimit të Ukrainës, Qeveria kishte kundërshtuar dërgimin e armëve në Ukrainë për shkak të krimeve të nazistëve në Rusi

Pendimi për gabimet e mëparshme është çështje kombëtare e së kaluarës për Gjermaninë. Madje edhe nga standardet gjermane, analiza e Berlinit për politikën e Rusisë është mbresëlënëse.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt shumë politikanë gjermanë e kanë pranuar publikisht që ishin gabim për Vladimir Putinin. Madje edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka kërkuar falje duke thënë që ishte gabim përdorimi i tregtisë dhe energjisë për krijimin e lidhjeve me Moskën.

“Është e pakënaqshme që për 20 vjet e kemi diskutuar dialogun dhe bashkëpunimin me Rusinë”, është shprehur Nils Schmid, zëdhënës i çështjeve ndërkombëtare për partinë e Steinmeierit, socialdemokratët e majtë (SPD). “Tani duhet ta pranojmë që nuk ka funksionuar dhe kjo është arsyeja pse kemi hyrë në periudhë të re të sigurisë evropiane”. Disa ditë para pushtimit rus në Ukrainë, kancelari i SPD-së gjermane, Olaf Scholz, në një fjalim tashmë të famshëm në Parlamentin gjerman e quajti këtë periudhë “Zeitenwende” - që në kuptimin e plotë të fjalës nënkupton “pikë kthese”. Kjo do të thotë heqje e rregullave për eksportin e armëve, rritje e madhe në shpenzimet e ushtrisë dhe përfundim i importeve të energjisë ruse ruse. Gazsjellësi rus që lidhet me Gjermaninë dhe i njohur si “Nord Stream 2” tashmë ka ndaluar së funksionuari.

“Nuk do të ketë bashkëpunim me Rusinë në të ardhmen e afërme. Do të jetë më shumë për ndalimin e Rusisë dhe mbrojtjen nga ajo, nëse është nevoja”, tregoi Schmid.

Fjalët agresive të një partie që para 7 javëve besonte që faji historik i Gjermanisë dhe detyra e saj për t’i përmirësuar ato gabime do të thoshte paqe me çdo kusht me Rusinë.

Kujtime nga e kaluara

Por lufta në Ukrainë iu duket afër popullsisë së Berlinit. Fotografitë e ndërtesave të bombarduara në Ukrainë duken njësoj si qytetet gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. E treta e një milioni të refugjatëve ukrainas, shumica gra dhe fëmijë, teksa arrijnë në stacionet e trenave në Gjermani i kujtojnë prindërit dhe gjyshërit si fëmijë që përcollën ushtarët rusë më 1945. Madje edhe reflektimi Gjermanisë për historinë e vet po ndryshon.

Para pushtimit të Ukrainës opinioni kryesor ishte ribashkimi i Gjermanisë që u arrit falë bisedimeve me Moskën përmes një tjetri kancelar të SPD-së, Willy Brandt. Megjithatë, tani situata ka ndryshuar me përkujtuesit që diplomacia e Brandtit u mbrojt fuqishëm, duke përfshirë buxhetin “mbrojtës” të Gjermanisë Perëndimore prej 3% të GDP-së.

Gjithashtu, faji historik i Gjermanisë për Luftën e Dytë Botërore ka marrë më shumë vëmendje. Para pushtimit të Ukrainës Qeveria kishte kundërshtuar dërgimin e armëve në Ukrainë për shkak të krimeve të nazistëve në Rusi.

“Nën qeverisjen e Putinit, politikat zyrtare ruse u përpoqën ta monopolizonin

historinë e Luftës së Dytë Botërore për lidhjet bilaterale Gjermani-Rusi”, thotë Z. Schmid. Kjo ‘verboi’ pjesë të popullsisë gjermane rreth vështirësive që ukrainasit po përballeshin gjatë luftës, shton ai. Tani vetëdija është më e madhe për traumat e ukrainasve nga nazistët.

Ndërrimi i retorikës

Image

Që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt shumë politikanë gjermanë e kanë pranuar publikisht që ishin gabim për Vladimir Putinin. Madje edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka kërkuar falje duke thënë që ishte gabim përdorimi i tregtisë dhe energjisë për krijimin e lidhjeve me Moskën


Retorika e Berlinit ka ndërruar në mënyrë dramatike. Por disa po pyesin nëse veprimet do të hyjnë në zbatim më shpejt. Sigurisht që fjalët ngushëlluese nuk janë të mjaftueshme për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai ka kritikuar vazhdimësinë e lidhjes gjermane me vajin dhe gazin e Rusisë.

Zelensky thotë që ato shtete që ende blejnë vaj nga Rusia po merren me “para të gjakut”.

Në një intervistë për BBC-në Zelensky i quajti “para të gjakut” pagesat për gazin nga Rusia e në momentet e fundit u anulua vizita e presidentit Steinmeier për në Kiev.

Ka raporte kontradiktore në lidhje me atë se çka kishte ndodhur: disa zyrtarë ukrainas thonë që Z. Steinmeier nuk u “dëbua”. Mirëpo politikanët dhe komentuesit gjermanë e shohin si shenjë mosbesimi nga ana e ukrainasve për presidentin e Gjermanisë që si ministër i Jashtëm i Angela Merkelit i është dashur me vite të punonte për arritjen e paqes duke punuar me Rusinë.

Claudia Majorin, specialiste e mbrojtjes për SWP (Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë) e takova në Portën e Brandenburgut - simbol tjetër i “Wende”, fjalë nga gjermanishtja që i referohet procesit të ribashkimit gjerman.

“Partnerët tanë na shikojnë dhe thonë: Në rregull, ju po e bëni Zeitenwenden, por a po e praktikoni me të vërtetë?”, ka pyetur ajo. “Jemi të ndrojtur për sanksionet dhe ngurrues në dërgimin e armëve. Kështu ata pyesin se për çka është Zeitenwende dhe duke pasur parasysh që Gjermania është shtet me ekonomi, ushtri dhe pushtet politik të fuqishëm, çfarëdo që bëjmë lë ndikim, qoftë në mënyrë pozitive apo negative”.

Gjermania ka vendosur t’u vërë sanksione importeve të gazit rus, por do që të largohet avash e jo menjëherë. Qeveria ka bërë të ditur që kjo do t’i shkaktonte Gjermanisë rënie ekonomike dhe me mijëra njerëz do ta humbnin vendin e punës.

“Këtë dilemë e ka krijuar vetë Gjermania”, ka theksuar ekspertja e politikës, Liana Fix, drejtoreshë e Fondacionit Körber. “Shtetet e tjera e kanë të vështirë ta pranojnë këtë gjë, të cilat janë të gatshme të vënë sanksione menjëherë dhe që kanë arritur ta bëjnë diversifikimin e energjisë”.

Mbështetja për Ukrainën

Është ironike që për zgjidhjen e kësaj dileme do të merret ministri i Ekonomisë dhe njëherësh politikani i Partisë së Gjelbër, parti që me vite ka bërë thirrje për ndërprerjen e importimit të gazit nga Rusia.

Berlini ka shprehur gatishmëri për mbështetjen e Ukrainës në aspektin ushtarak dhe në dërgimin e çfarëdo lloj arme. Mirëpo, po qarkullojnë disa supozime që ministritë po bllokohen në burokraci. Edhe në këtë situatë është politikania e Partisë së Gjelbër, ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, që po punon për përshpejtimin e koalicionit të qeverisë. Ajo ka bërë kërkesë që në Ukrainë të dërgohen armatime të rënda, si tanke apo avionë ushtarakë.

Ndërkohë duket që kancelari po u shmanget pyetjeve - ndoshta nga frika e humbjes së mbështetjes partiake.

Olaf Scholz duhet ta lërë partinë e vet anash e të qeverisë koalicionin trepalësh.

Madje edhe aleatët e tij kanë thënë që kancelari duhet që së paku të tregojë se çka po ndodh. Fjalimi në parlament dhe ca shfaqje në biseda televizive nuk mjaftojnë, është shprehur Claudia Major.

Ndërkohë, duket sikur shumë gjermanë, individualisht, po e përjetojnë Zeitenwenden e vet. Ariane Bemmer, gazetare në gazetën “Tagesspiegel”, ka shkruar për rivlerësimin e qëndrimit të vet ndaj Rusisë. “E kisha shumë gabim, më duket sikur humba një shok apo shoqe”, ka shkruar ajo.

Si shumë të tjerë në ish-Gjermaninë Perëndimore të viteve 1980, ajo ishte e kujdesshme ndaj kapitalizmit të ashpër të stilit amerikan. Ajo kishte blerë librin “Ami Go Home” - nuk e kishte lexuar asnjëherë, por mendonte që do të dukej bukur në raftin e saj të librave - dhe ishte intriguar nga reformat në Rusi. “E kishim Ronald Reagan president në Amerikë, gjë që ishte shokuese. Thoshim me vete se çka do të bëjë ky aktor i çmendur me çizmet e tij kauboj? A do t’ia vërë flakën gjithë botës? Në anën tjetër, Rusia ishte vendi ku të gjitha të mirat po ndodhnin, si perestrojka, liria, vala e ndryshimeve”, ka thënë gazetarja.

Pak gjermanë e mendojnë këtë gjë. Në një sondazh të kohëve të fundit 55% e gjermanëve thonë që Berlini duhet t’i dërgojë Ukrainës armatime të rënda, si tanke dhe avionë ushtarakë. Për Arianen, ashtu edhe për shumë gjermanë të tjerë, edhe ai pak romantizmi rusofil që kishte mbetur u hoq fare në ditën kur tanket ruse hynë në kufirin ukrainas.

Përktheu: Shukrie Sadiku