Botë

SHBA-ja vret disa militantë pas sulmit të fundit mbi bazën e saj në Irak

SHBA-ja ka kryer sulme ajrore një natë më parë si përgjigje ndaj sulmit në bazën ajrore al-Asad në Irak, duke vrarë disa militantë, kanë thënë zyrtarë të mbrojtjes amerikane për FoxNews.

Sulmi me raketa nga forca të mbështetura nga Irani mbi bazën ndodhi të hënën dhe nga ai pati dëme të vogla infrastrukturore.

Një zyrtar amerikan ka thënë se SHBA-ja ka goditur një automjet ku ishin 5 deri në 8 militantë.

Ka pasur disa sulme ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme që kur Hamasi kreu sulmin në Izrael më 7 tetor. Që nga 17 tetori, ky ishte sulmi i 65-të mbi forcat amerikane në Irak dhe Siri.