Botë

Dënohet gruaja që ndihmoi në vrasjen e 5-vjeçarit që u gjet brenda një valixheje

Policia

Një grua në Louisiana është dënuar me 25 vjet burgim për përfshirje në vdekjen e një 5-vjeçari trupi i të cilit u gjet në një valixhe vitin e kaluar.

Ajo u shpall fajtore për komplotin për ta vrarë Cairo Ammar Jordan.

Trupi i Cairos u gjet brenda valixhes në një zonë malore. Autopsia zbuloi se ai vdiq si pasojë e vjelljes dhe diarresë që çuan në dehidratim.

Hetuesit patën thënë se ai vdiq një javë para se një gjuetar ta gjente trupin, raportoi AP. 

Dawn Elaine Coleman dhe Dejuane Ludie Anderson, nëna e djalit, ishin të dyshuarat për vdekjen e tij.

Anderson është në kërkim nga policia, dhe ende nuk ka ndonjë gjurmë të saj. Hetuesit kanë thënë se Coleman ndihmoi Andersonin ta zhduknin trupin e djalit.