Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian (BE), Joseph Borrell, ka deklaruar se krizat e tjera në botë nuk do ta largojnë vëmendjen nga Ukraina.
Ai ka shkruar në rrjetin social X të mërkurën se agresioni rus kundër Ukrainës ka arritur kulmin e ri “të pamëshirshmërisë”, derisa ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën “aq kohë sa nevojitet”.
“Agresioni rus kundër Ukrainës ka arritur një kulm të ri të pamëshirshmërisë, me më shumë se 100 qytete dhe fshatra të shënjestruar në 24 orë. Moska nuk duhet të ketë iluzione: krizat e tjera nuk do ta largojnë vëmendjen tonë nga Ukraina. Mbështetja jonë vazhdon, për aq kohë sa nevojitet”, thuhet në reagimin e Borrellit.
Sipas SHBA-së, disa nga viktimat ruse pranë Avdiivkas ishin “me urdhër të udhëheqësve të tyre”.
Trupat ruse dhe ukrainase janë përfshirë në një betejë të ashpër për qytetin që nga mesi i tetorit. Rusia mendohet të ketë pësuar humbje "të rëndësishme" në këtë kohë, raportoi BBC.