Rusia ka publikuar pamjet e testimit të raketës bërthamore të mërkurën.
Ushtria ruse ka kryer simulimin e sulmit bërthamor në stërvitjet të cilat i ka mbikëqyrur presidenti rus, Vladimir Putin.
Këto ushtrime janë kryer vetëm pak orë pasi Dhoma e ulët e Dumës ruse anuloi ratifikimin e marrëveshjes së Rusisë për ndalimin e testeve bërthamore.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se raketa kishte kapacitet të lartë.
Putini ka thënë se tërheqja nga traktati për ndalimin e testeve bërthamore është pasqyrim i qëndrimit të SHBA-së, e cila e ka nënshkruar traktatin, por nuk e ka ratifikuar.
Me këtë traktat të vitit 1996 ndalohen shpërthimet bërthamore, por nuk ishte realizuar kurrë plotësisht.
Përveç SHBA-së, traktati nuk është ratifikuar as nga Kina, India, Pakistani, Koreja e Veriut, Izraeli, Irani dhe Egjipti.
Ka shqetësime se Rusia do të vazhdojë testimet bërthamore për të dekurajuar Perëndimin në përkrahjen ushtarake për Ukrainën.