Të paktën 16 persona janë vrarë e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me arëm në shtetin Maine në Shtetet e bashkuara të Amerikës.
Sulmi dyshohet se është kryer nga 40-vjeçari Robert R. Card i cili ende ndodhet në arrati.
Qindra policë janë ngritur në gjendje gatishmërie në kërkim të tij.
Sulmi me të shtëna masive ka ndodhur në një bar e në një rrugicë në qytetin Lewiston, shkruan Reuters.
Disa media kanë raportuar se numri i viktimave mund të shkojë deri në 22, ndërkohë që zyrtarët policorë kanë thënë se ka shumë viktima, por nuk kanë pranuar të japin shifra.
Raportohet se i dyshuari kishte qenë pacient në një institucion të shëndetit mendor gjatë verës. Janë publikuar edhe fotot e tij teksa kryente aktin.
???????? - ???? ????????
— ??? (@NowVideoNetwork) October 26, 2023
At least 22 people are dead and 50 more injured in a mass shooting in Lewiston, Maine.
The shooter remains at large, described by authorities as armed and extremely dangerous.
The search for the shooter is now called a "manhunt." pic.twitter.com/FMPvDRJX97