Botë

Dështojnë rezolutat e SHBA-së dhe Rusisë për Gazan

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rusia dhe Kina i kanë vënë veton rezolutës së SHBA-së për Izraelin dhe Gazan, ku bënte thirrje për pauza humanitare për të lejuar hyrjen e ndihmave.

Rusia në vend të saj bëri një propozim që kërkonte armëpushim, por dështoi të fitonte numrin e votave, raportoi BBC. 

SHBA-ja është shprehur e zhgënjyer me dështimin për ta votuar rezolutën e cila mbështeste edhe të drejtën e Izraelit për “vetëmbrojtje kolektive”.

Dështimi i dy rezolutave, edhe asaj të SHBA-së dhe të Rusisë, nënvizojnë natyrën e ndarë thellësisht të botës mbi luftën Izrael – Hamas. Janë ngrehur spekulime se 10 anëtaret që nuk janë të përhershme në Këshill, do ta çojnë përpara propozimin e tyre.