Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka dënuar sulmet hakmarrëse nga kolonët izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, ka raportuar AP.
Ai ka thënë se po dyfishon angazhimin e tij për të punuar për një zgjidhje me të dyja shtetet që t’i jepet fund konfliktit shumëvjeçar midis Izraelit dhe palestinezëve.
Biden tha se sulmet “nga kolonët ekstremistë” po i hedhin më shumë benzinë zjarrit në Lindjen e Mesme, ku situata është tensionuar që nga sulmet e Hamasit.
“Duhet të përfundojë. Ata duhet të mbahen përgjegjës. Duhet të ndalojë tani”.
Bideni ka deklaruar se ai “nuk ka kërkuar” që Izraeli të shtyjë pushtimin tokësor të Gazas, siç kanë raportuar disa media të mëdha të huaja.
“Izraeli ka të drejtë, dhe do të shtoja përgjegjësi për t’iu përgjigjur masakrës së popullit të tij”.
Bideni ka akuzuar udhëheqësit e Hamasit se “po fshihen prapa” civilëve palestinezë, dhe se Izraeli duhet të ndjekë “ligjet e luftës”.
“Izraeli duhet të bëjë çdo gjë në fuqinë e tij, sado e vështirë të jetë, për të mbrojtur civilët e pafajshëm”.
Sipas mediave të huaja, Bideni kishte shtyrë kryeministrin izraelit që ta shtynte pushtimin tokësor në Gaza, megjithatë vetë presidenti e ka mohuar.
Bideni ka vënë në pikëpyetje edhe numrin e të vdekurve në Gaza siç kanë raportuar autoritetet atje.
Mbi 6500 palestinezë janë vrarë, shumica civilë, sipas ministrisë në Gaza.
Por, presidenti amerikan ka vënë në dyshim shifrat.
“Nuk kam ndonjë indikacion se palestinezët po tregojnë të vësrtetën për numrin e të vrarëve. Jam i sigurt se të pafajshëm janë vrarë, dhe është çmimi i luftës. Por nuk besoj në numrin që palestinezët kanë dhënë”.